Shkurt.ch
Në Zvicër, vetëm pas kalimit të testit të gjuhës
Të huajt që dëshirojnë të jetojnë në Zvicër së pari duhet të dëshmojnë njohje solide të gjuhëve nacionale të këtij vendi. Kështu kërkon SVP-ja në një iniciativë popullore, të cilën është duke e përgatitur për një referendum që do të mbahet vitin e ardhshëm, njofton “20 Minuten”.
Iniciativa, sipas ideologut të SVP-së, Christoph Blocher, në intervistën e tij të dhënë gazetës “Sonntags Zeitung” parasheh një test të obligueshëm të gjuhës për të gjithë ata që pretendojnë të jetojnë dhe të punojnë në Zvicër.
Testin ata do ta bëjnë në ndonjërën nga ambasadat e Zvicrës në vendet përkatëse, pra para se të vijnë fare në Zvicër.
Ndërkaq, të huajt nuk do të mbeten pa u shqetësuar edhe pas ardhjes në Zvicër. Për të vazhduar qëndrimin në këtë vend, ata, pas një kohe do t`i nënshtrohen një testi më të vështirë.
Sipas Blocher-it, kjo procedurë do t`i sillte Zvicrës një sërë të mirash: “Më pak probleme në shkolla, më pak kriminelë, më pak të huaj pa letra, më pak probleme me integrimin dhe më pak ngarkesë për sistemin social”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











