Lajme
Zvicra ndihmon zhvillimin e “Frutave të Kosovës”
Njëri që ka fërfituar nga SDC-ja është Blerim Shefkiu nga Gjilani, i cili e ka të sigurt tregun për shitjen e dredhëzave, mollëve edhe kumbullave
Prishtinë. Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në koordinim me institutin Riinvest në Prishtinë, kanë ndihmuar pemtarët e Kosovës që të shesin produktet e tyre me një brned të ri “Frutat e Kosovës”.
Ai që ka fërfituar nga SDC-ja dhe Riinvest-i është Blerim Shefkiu nga fshati Përlepnicë i komunës së Gjilanit, i cili tashmë e ka të sigurt tregun për shitjen e dredhëzave, mollëve edhe kumbullave.
“Kjo është një ndihmë e madhe për prodhuesit vendorë. Prodhimet tona tani identifikohen, konsumatorit po i ofrohet një siguri më e madhe me të dhënat e detajuara për vendin e prodhimit, prodhuesin dhe kohën e vjeljes. Na kanë ndihmuar edhe me gjetjen e tregut”, ka thënë Shefkiu, raporton “Koha”.
Sipas tij, pemëtarët janë ndihmuar edhe me mjete materiale dhe këshilla profesionale nga SCD-ja zvicerane dhe Institutit Riinvest.
Nga kjo e javë nëpër të gjitha shitoret e Koosvës do të jenë të eskpozuara për shitje frutat vendore me pamje, paketim e emërtim të ri “Frutat e Kosovës”.
“Instituti Riinvest, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), pas një angazhimi 18-mujor kanë finalizuar njërin prej aktiviteteve në fushën e hortikulturës e që në esencë ka pasur themelimin e një brendi të përbashkët të prodhimit të frutave vendore, ‘Frutat e Kosovës”, tha Lumir Abdixhiku, drejtor i Riinvestit.
Në këtë periudhë, sipas tij, prodhuesit e frutave kosovare janë bashkuar dhe nën ombrellën e Unionit të Pemëtarëve të Kosovës kanë themeluar brendin e ri.
Abdixhiku më tej përshkruan natyrën e punës dhe idenë për këtë brned.
Ai tha se procesi i fascilitimit dhe krijimit të brendit ka pasur tri faza.
“Në fazën e parë është bërë bashkimi i gjithë përfaqësuesve në zinxhirin prodhues, përfshirë kultivuesit e frutave dhe shitësit e tyre nëpër gjithë Kosovën. Në fazën e dytë janë zhvilluar standardet e brendit dhe kriteret dhe faza e fundit është marrë me dizajnimin dhe paketimin e produkteve në fjalë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













