Lajme
Kina shfaq interesim për bashkëpunim ekonomik me Kosovën
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, të martën ka pritur një delegacion të nivelit të lartë kinez, të udhëhequr nga z. Ma Lihui, udhëheqës i Zyrës kineze në Prishtinë, z. Zhang Peng, atashe në Ambasadën e Kinës në Beograd, z. Lei Yufeng, komisionar i Bankës Kineze për Zhvillim dhe z. Zhu Lianqi, konsulent për çështje ekonomike. Në këtë takim temë qendrore e bisedimeve ishte mundësia e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja shteteve.
Kryetari z. Gerxhaliu falënderoi delegacionin për interesimin që ka shfaqur për bashkëpunim me Kosovën dhe, në veçanti për hapat pozitivë që kanë ndodhur pas takimit të fundit të organizuar në tetor të vitit të kaluar, ku nga OEK-u u kërkua që për komunitetin e biznesit kosovar të gjendet një formë e lehtësimit të marrjes së vizave dhe atë në pasaporta të Kosovës.
“Me gëzon fakti që në këtë drejtim janë bërë disa hapa pozitivë, të cilët me siguri se do të avancohen dhe krahas bashkëpunimit tregtar, do të krijohen edhe forma të tjera të bashkëpunimit”, ka thënë Safet Gërxhaliu.
Komuniteti i biznesit vendës është mjaft aktiv në tregun e Kinës dhe kjo dëshmon se ky vend është duke kaluar nga qasja kuantitative e prodhimit në atë kualitative. Jemi të interesuar që raportet ekonomike të mos karakterizohen vetëm përmes tregtisë klasike, por vërtet të gjenden edhe forma të tjera, ashtu që të mundësohet që prodhimet kosovare të depërtojnë në tregun kinez e më gjerë. Në të njëjtën kohë, krahas transferit të teknologjisë nga Kina, të barten edhe përvojat e tyre profesionale.
Në takim u shtrua nevoja për vizitave të misioneve tregtare, qoftë nga Kosova në Kinë dhe anasjelltas.
Kjo të bëhet me të vetmin qëllim për përmirësimin e imazhit të Kosovës, të forcohet mirëbesimi reciprok dhe për shfrytëzimin e potencialit financiar kinez në projekte të ndryshme, të rëndësishme në Kosovë apo në vende të tjera.
“Kosova me kalimin e kohës dhe me investimet në infrastrukturë është duke e forcuar pozitën e vet strategjike. Duke shtuar potencialet e tjera që ka, duhet të pranohet se është duke u shndërruar në një udhëkryq të rëndësishëm strategjik në Evropën Juglindore”, theksoi z. Gërxhaliu.
Zhang Peng theksoi se e gëzon fakti që takimet në nivel ekonomik mes Kinës dhe Kosovës janë duke u intensifikuar. Ardhja e një delegacioni të tillë kinez në këtë përbërje dëshmon më së miri seriozitetin e Kinës për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në forma sa më të avancuara që është e mundur dhe të dilet nga klisheja e tregtisë klasike, që e karakterizon bashkëpunimin tonë deri tani.
“Dëshirojmë ta ndryshojmë qasjen, sipas të cilës Kina vetëm prodhon e shet dhe t’ju bëjmë me dije se ne jemi të hapur për blerjen e produkteve kosovare, për investime të përbashkëta, për depërtim në tregje të treta dhe, në veçanti, për investime kapitale dhe këtë e dëshmon prania e përfaqësuesit të Bankës Kineze për Zhvillim, tha z. Zhang Peng.
Të dyja palët u pajtuan se duhet të intensifikohet dialogu dhe këmbimi i informatave, të organizohen vizita dhe misione tregtare, në një të ardhme në disa qytete të Kinës të organizohet një konferencë për promovim të investimeve në Kosovë dhe përmes këtij bashkëpunimi të hapen sfida të tjera të rëndësishme për të dyja shtetet.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











