Lajme
Kosova e 9-ta për nga varfëria
Indeksi i varfërisë për vitin 2012 i publikuar nga organizata “Business Insider” tregon se Republika e Kosovës radhitet në vendin e 9-të për nga varfëria, nga 197 shtete të publikuara.
Në top 20 janë vendeve të farëra radhitet, Afganistani (19), Bosnja e Hercegovina (17), Kenia (13), Bjellorusia (10), Namibia (6), ndërkaq Zimbabve radhitet i pari në listë, si vendi më i varfër në botë, ku Indeksi i Shkallës së Varfërisë është 100.6%.
Mirëpo, Kosova është radhitur në vendin e 9-të, duke hyrë kështu në mesin e vendeve më të varfra në botë, madje edhe më e varfër se Kenia. Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas “Business Insider”, është 53.6 për qind, inflacioni i Indeksit të Çmimit të Konsumit, 8.3 për qind, ndërkaq papunësia është 45.3 për qind.
Indeksi i varfërisë, i cili është publikuar në gazetën “Zëri”, është krijuar nga Arthur Orkum, i cili analizon papunësinë e një vendi me shkallën e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren (sa më i lartë numri, aq më e brishtë ekonomia e atij vendi).
Gjithashtu IO analizon edhe gjendjen ekonomike në Greqi pas krizëz ekonomike dhe mungesës së lidershipit, megjithatë këtë shtet nuk e përfshinë në top 50 vendet më të varfra në botë.
Rezultatet e IO-së, siç thuhet janë bazuara në të dhënat e “CIA World Factbook”, ku vlerësohen shifrat për shtete dhe territore që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












