Lajme

Konfiskohen mbi 100 kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 109 kilogramë marihuanë në afërsi të Podujevës, si dhe ka arrestuar disa persona që dyshohet se janë infiltruar në bartjen dhe kultivimin e këtyre substancave.

Në një konferencë për medie, Policia e Kosovës publikoi drogën e konfiskuar, ndërsa u tha se ky është aksioni më i sofistikuar i policisë që nga themelimi i PK-se. Po ashtu, policia tha se është konfiskuar vetura dhe paratë gatshme nga të dyshuarit.

Marihuana ishte prodhuar në fshatin Lazarat të Shqipërisë, ndërsa nëpërmjet Kosovës e kishte destinacion Bashkimin Evropian.

Disa herë nga organizata të ndryshme është raportuar se Kosova është trampolinë e substancave narkotike, nga vendet e Azisë në BE. Kësaj radhe, ndërkaq droga e ka birimin e prodhimit në Shqipëri, ndërsa nëpërmjet Serbisë kishte synim Holandën dhe Gjermaninë.