Lajme
Kriza prek edhe Kosovën
Jeta e qytetarëve të Kosovës do të rëndohet edhe më tej për shkak të krizës në Eurozonë
Devalvimi i euros në raport me dollarin amerikan javëve të fundit, për njohësit e ekonomisë nuk është i rastësishëm, por thonë se kjo do të godas rëndë standardin e jetës së qytetarëve në Kosovë , raporton Express.
E, aq më tepër, kur institucionet e vendit nuk kanë asnjë lloj kontrolli mbi këtë valutë dhe prodhimi vendës është në nivelin më të ulët të mundshëm.
Bekim Marmullaku, ekonomist, shpjegon se kriza sociale do të fillojë me daljen e Greqisë nga Eurozona, e cila do t’i ketë efektet e menjëhershme në Bankën Qendrore Evropiane dhe në bankat e tjera komerciale në Evropë.
Sipas tij, efekti mund të jetë zinxhiror, sidomos në vendet periferike të Eurozonës, që edhe ashtu po përballen me mungesë të progresit ekonomik.
Duke marrë parasysh që pothuajse të gjitha produktet në Kosovë janë të importuara, atëherë rritja e çmimeve në vendet e origjinës do të manifestohej edhe me rritjen e çmimeve në tregun e Kosovës, që ai thotë se do të ndikojë menjëherë në standardin jetësor të qytetarëve.
Ngjashëm vlerëson se do të ndodhë edhe me shumicën e importeve nga vendet evropiane jashtë Eurozonës, sepse edhe ato gjithsesi janë të lidhura direkt ose jo me Eurozonën.
Për shkak të pasigurisë, thonë se edhe bankat komerciale në Kosovë, mund t’i rrisin kamatat e kredive, ose të hezitojnë në dhënien e tyre për bizneset kosovare, të cilat si kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës, mund të vijnë në situata të vështira afariste, që do të reflektojë edhe në rënien e shkallës së rritjes ekonomike në vend.
Edhe zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës e pranojnë se devalvimi i valutës euro do të dobësonte fuqinë blerëse të konsumatorëve kosovarë, duke pasur parasysh mbështetjen e lartë të ekonomisë së Kosovës në importin e mallrave nga jashtë.
Besnik Kada, zyrtar për informim në BQK pohon për Express se sa i përket vendeve të rajonit, siç janë Maqedonia e Serbia, prej të cilave Kosova importon një sasi të konsiderueshme të mallrave, lëvizjet në kursin e këmbimit, përkundrazi tregojnë për vlerësim të euros ndaj këtyre valutave, gjë e cila nënkupton rritje të fuqisë blerëse për konsumatorët kosovarë.
Megjithatë, Kada vlerëson se në periudhën e fundit euroja kishte një devalvim të moderuar kundrejt dollarit amerikan dhe kjo reflektohet në tregun kosovar nëpërmjet mallrave si nafta dhe gazi që në nivel global tregtohen në dollarë amerikanë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










