Lajme
Roli i odave ekonomike në Kosovë
Ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se këto oda ekonomike në Kosovë mbështesin vetëm bizneset që financojnë ato
Në Kosovë janë themeluar shumë subjekte ekonomike që thuhet se janë në shërbim të ekonomisë së vendit. Përfaqësues të këtyre organizatave theksojnë se vazhdimisht kontribuojnë në zhvillimin ekonomik përmes ndërmarrjeve private, por edhe me promovimin e resurseve kosovare në vende të ndryshme të botës.
Por, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se këto oda mbështesin vetëm bizneset që financojnë ato, raporton Radio Evropa e Lirë.
Oda Ekonomike e Kosovës është organizata e parë ekonomike në Kosovë e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës.
Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm në këtë institucion, thotë se Oda Ekonomike e Kosovës, kontribuon në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, është zëri i tyre në institucionet vendore, por edhe në raportet ndërkombëtare. Oda Ekonomike e Kosovës gjithashtu bën përpjekje për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendet të ndryshme të Evropës.Edhe misioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është përmirësimi i ambientit biznesor, si dhe krijimi ose mundësimi i kontakteve mes bizneseve vendore dhe atyre amerikane, thotë Arian Zeka për REL, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në OEAK. Në Kosovë funksionin edhe Oda Tregtare Turke. Ezgan Muzbeg, udhëheqës i Odës Tregtare Turke, thotë se përmes kanaleve të ndryshme informojnë biznesmenët turq për zhvillimet ekonomike dhe mjedisin e investimeve në Kosovë.
Muzbeg tregon se investitorët turq janë të intereseuar për sektorin e energjetikës, për ndërtimin e aeroportit, për ndërtimin e autostradës.
Ndërkaq, së fundmi është themeluar edhe Oda Ekonomike Gjermano- Kosovare (KDËV). Bekim Xhafa, anëtar i bordit të kësaj ode, thotë se përfaqësojnë interesat ekonomike të bizneseve gjermano-kosovare në të dyja shtetet.
Por, për shkak të kohës së shkurtër të themelimit, thotë ai, ende nuk kanë filluar komunikimin me investitorët potencialë nga Gjermania.
Në këtë kontest, roli i odave është i segmentuar dhe nuk ka fuqi, që të ndihmojë drejtpërdrejt të gjitha bizneset, por kryesisht mbështet bizneset që financojnë ato.
Në anën tjetër, Ismail Kastrati, ekspertë për çështje ekonomike, thekson se këto oda mbështesin vetëm bizneset që financojnë ato.
“Ky segmentim i odave, normalisht se ka dobësuar fuqinë kohezive të odave dhe efektet e tyre nuk janë ato të mundshme dhe ato të pritshmet”, vlerëson Kastrati.
Ndërkaq, sa i përket lobimit për tërheqjen e investitorëve të huaj, nga shoqatat joqeveritare ekonomike, Kastrati vlerëson se situata e përgjithshme ekonomike dhe politike në vend, nuk ka favorizuar odat që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










