Lajme
Kamatat në Kosovë më të lartat në rajon
Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, kanë kamatat më të larta të kredive në gjithë rajonin
Bankat në këtë mënyrë po pamundësojnë zhvillimin ekonomik përmes sektorit privat, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani, ka thënë se këto kamata nuk po lejojnë që subjektet ekonomike t’i zgjerojnë veprimtaritë e tyre, të hapin vende të reja pune, e rrjedhimisht edhe të ulin shkallën e papunësisë dhe varfërisë.
Sipas disa organizatave joqeveritare, bizneset përbëjnë përqindjen më të lartë të kredive të përgjithshme në institucionet financiare në vend. Po sipas tyre, normat e kredive sillen nga 11 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë, raporton REL.
Kjo përqindje e kamatave të kredive, po dëmton komunitetin e biznesit, konsideron edhe Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
“Sepse edhe investimet e reja edhe huazimet e bizneseve nga bankat komerciale janë shumë vogla për shkak të çmimit të lartë të interesit”, ka theksuar Bektashi.
Por, eksperti tjetër i ekonomisë, Musa Limani, vlerëson se këto norma po shkatërrojnë bizneset private, pasi, sipas tij, në pamundësi të kthimit të kësteve të kredive, biznese të ndryshme po falimentojnë.
Sidoqoftë, ekonomistët kanë thënë se kamatat e larta, paraqiten barrë e madhe financiare për të gjithë kredimarrësit, e në veçanti për bizneset që konsiderohen si promotor i zhvillimit ekonomik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












