Lajme
BE-ja miraton udhërrëfyesin për Kosovën
Në Bruksel është finalizuar lista e kushteve për Kosovën, plotësimi i të cilave do të krijonte mundësinë e udhëtimit pa viza për kosovarët
Ministrja Vlora Çitaku dhe zëvendëskryeminstri Hajredin Kuçi, të cilët ndodhen në Bruksel, kanë konfirmuar për mediat kosovare, vendimin e BE-së.
Ky udhërrëfyes do t’i dorëzohet në Bruksel ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, në mesin e qershorit.
Marrja e udhërrëfyesit nuk nënkupton se liberalizimi për një vend që aspiron të përfitojë nga ky program, është e garantuar.
Plotësimi i kushteve, që në rastin e Kosovës janë edhe më të rënda sesa ato për vendet e Ballkanit perëndimor, që tashmë përfiutojnë nga ky program, do t’i siguronte edhe Kosovës dritën jeshile në dialogun për vizat.
Qeveria e Kosovës pretendon se shumicën e kushteve tashmë i ka të plotësuara, dhe nuk pret që do të zgjasë shumë procesi i finalizimit të dialogut, mirëpo ekspertë të çështjeve që kanë të bëjnë me BE-në, presin që procesi do të zgjasë mesatarisht deri në dy vjet, raportojnë mediat kosovare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













