Lajme

Shpenzimet dhe të ardhurat e sigurimit AVS/AHV

Për vitin 2011 shpenzimet e sigurimit pensional dhe për mbijetesë kanë arritur deri në 38.1 miliardë franga.

Me 37.1 miliardë franga, shpenzimet për pensionet përfaqësojnë pjesën më të madhe të harxhimeve. Kurse ndihmat financiare për personat invalidë shënojnë një shumë shpenzimesh prej 508 milionë frangash.

Sa u përket subvencioneve për organizatat aktive në ndihmën e personave të moshuar, ato i kanë kushtuar sigurimit afro 112 milionë franga.

Cilat janë burimet kryesore të këtij sigurimi?

Në lidhje me të ardhurat e këtij sigurimi, subjekti përkatës shënon një kontribut prej 28.3 miliardë frangash, apo 73.8% të përfitimeve nga rrogat.

Burimi i dytë më i madh për financimin e këtij subjekti është Konfederata, e cila ka derdhur afro 7.4 milliardë franga. Ndërsa TVA-ja ka sjellë jo më pak se 2.2 miliardë, ndryshe 5.9% të shumës totale.