Lajme
Hetime edhe përtej akuzave të Martyt
Sipas Koha Ditore, raporti famëkeq i senatorit zviceran Dick Marty, i cili është miratuar si raport me shumicë votash edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, vazhdon të jetë një lloj “reje e zezë mbi Kosovën dhe Ballkanin” dhe si e tillë konsiderohet edhe nga Bashkimi Evropian. Dyshimet, të cilat i ka përmendur Dick Marty në atë raport, kundër disa liderëve politikë kosovarë, përfshirë edhe kryeministrin Thaçi dhe disa bashkëpunëtorë të tij të ngushtë në PDK, ishin raportuar në mënyrë sensacionale nga mediet evropiane dhe patën hasur atëherë në reagime të shumta edhe në BE dhe NATO. Në atë kohë akuzat se disa formacione të UÇK-së kishin “kidnapuar, mbajtur në burgje dhe torturuar serbë dhe të tjerë, dhe ua kishin nxjerrë organet për t’i shitur për transplantime” ishin quajtur si “akuza tepër të rënda”, të cilat duhet të sqarohen dhe Marty duhet të nxjerrë dëshmi për akuzat të cilat i bën.
Me gjithë dyshimet e mëdha që kishin zyrtarët e lartë të BE-së dhe NATO-s për pohimet e Martyt ky raport rezultoi me krijimin e një Grupi të posaçëm të lartë hetues (Special Investigative Task Force) ndërkombëtarë me detyrë dhe mandat për të hetuar ato pohime dhe për të ndriçuar akuzat e rënda të cilat përmenden aty. Udhëheqja e këtij ekipi special i është besuar ish ambasadorit amerikan për çështje të krimeve të luftës, prokurorit John Clint Williamson. Tash ky ekip special është kompletuar, ka 20 pjesëtarë nga 10 shtete të ndryshme dhe është vendosur jo në Kosovë, por në një objekt të siguruar mirë në Bruksel për shkaqe që quhet “të sigurisë operacionale”. Ky ekip tash është duke nisur punën dhe së shpejti pritet të zhvillojë edhe intervista “një me një” me dëshmitarë potencialë.
Edhe pse e konsiderojnë raportin e senatorit zviceran Dick Marty si “raport me elemente sensacionale mediatike”, ekipi prej 20 anëtarëve të Grupit special hetues, me seli në Bruksel, i ka marrë seriozisht disa nga akuzat që përmend Marty dhe do t’i hetojë ato. Ky grup nuk do të ndalet vetëm në akuzat për “nxjerrje të dhunshme të organeve të të burgosurve serbë”, akuzë e cila i ka shokuar shumë njerëz në Evropë, por do të hetojë edhe çfarë ka të vërteta në akuzat për tortura në burgjet në veri të Shqipërisë gjatë dhe pas luftës.
I vetmi kufizim të cilin pritet ta ketë në hetime ky grup është ai kohor. Pra, pritet të fokusohet në zhvillimet në fund të luftës dhe në muajt e parë pas luftës dhe akuzat e Martyt për krimet në veri të Shqipërisë në atë kohë. Ajo që nuk ka lidhje fare me këto hetime është rasti “Medikus” për të cilin po zhvillohet procesi në Kosovë i udhëhequr nga EULEX-i.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










