Lajme
Mediat e huaja: Rona një zë ndryshe
Gazeta britanike “Mirror’’ shkruan:“E pazakontë: Rona Nishliu e Shqipërisë kishte një tingull krejtësisht ndryshe”
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja kosovare Rona Nishliu ka shënuar sukses rekord në historinë e përfaqësimit të Shqiprisë në këtë garë të këngës evropiane.
Nga 26 shtetet finaliste, ajo është renditur e pesta, në sajë të votimeve nga 42 shtete. Përveç votave të shteteve dhe duartrokitjeve të publikut, Rona Nishliu, ka marrë edhe shumë komente nga mediat e huaja.
Komentatori i televizionit shtetëror kroat, para performancës së saj kishte këshilluar shikuesit. “Largoni gotat e kristalta, pasi mund të thyhen’’, duke nënkuptuar kështu fuqinë vokale të këngëtares kosovare.
Gazeta britanike “Mirror’’ shkruan:“E pazakontë: Rona Nishliu e Shqipërisë kishte një tingull krejtësisht ndryshe”.
Megjithatë, ashtu siç është shkruar dhe më parë, kënga e Rona Nishliut, ka ndarë Evropën në dysh, në ata që e admirojnë origjinalitetin dhe vlerat artistike dhe ata që do ia ulin zërin televizorit gjatë interpretimit të Shqipërisë.
Me këta të fundit, duket të jetë revista britanike ‘’The guardian’’ e cila shkruan: “Shtrëngohuni, njerëz, pasi në radhë është Shqipëria, me Rona Nishliun që këndon “Suus’’. Them këndon, megjithëse më shumë ngjan me vajtimin e një ariu të plagosur’’.
“The Guardian’’ komenton edhe flokët e saja, ndërsa paraqitjen e komenton si “tmerrësisht të ngjashme me Bjork’’. Të tjerët vazhdojnë të komentojnë, derisa shqiptarët anembanë botës krenohen me suksesin e saj dhe përfaqësimin dinjitoz.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













