Lajme
Rama ndahet nga tifozët e tij, në një arenë lotësh
Futbollisti shqiptar po ndjente mirënjohjen e qytetit të vogël Thun, që ai e kishte ngritur në njërin nga metropolet e futbollit zviceran
13 vjet, 355 ndeshje, 113 gola… Dhe vjen dikur një ditë kur të gjitha këtyre duhet t`u thuash: mjaft! T`i varësh këpucët në gozhdë dhe të shikosh për perspektivat tjera.
Kjo ditë për Milaim Ramën, veteranin e FC Thun-it dhe heroin e padiskutueshëm të futbolldashësve të këtij qyteti, kishte ardhur pikërisht mbrëmë, më 23 maj 2012.
Stadiumi “Arena” i Thunit, ndër më të bukurit në Zvicër, u shndërrua në arenë të lotëve. Lot të sinqertë të Ramës dhe të dashamirësve të tij të shumtë.
Ende pa filluar ndeshja e fundit e këtij kampionati, në mes të FC Thun dhe FZ Zürich, çdo kënd i stadiumit frymonte me Milaim Ramën. Ngado pankarta të mëdha e të vogla, me emrin e tij, me portretin e tij dhe me falënderimet e tifozëve. Për gjithë çka kishte bërë ai për qytetin e tyre të vogël, Thunin, që Rama e kishte ngritur në arenën e metropoleve të futbollit zviceran.
Para fillimit të ndeshjes, FC Thun, në shenjë përshëndetjeje dhe falënderimi, i dhuroi Milaim Ramës një portret të madh të kornizuar të tij me fanellën me numrin 9. Ndërsa ngado shihje fëmijë e të rritur të veshur me fanellat me numrin 9, të shndërruar në kult, të Milaim Ramës…
Me të filluar loja, fansët e FC Thunit filluan edhe brohoritjet për Milaim Ramën. Ndërsa ai e filloi ndeshjen me vullnet e elan të madh, edhe pse pa mundur të hiqte hijen e trishtimit nga fytyra.
Ndeshja filloi mjaft dinamike, me sulme e kundërsulme por megjithatë e balancuar, pa mbizotërim të dukshëm të asnjërës skuadër. Pjesa e parë kaloi pa gola.
Krejt ndryshe ishte në pjesën e dytë. Shikuesit patën rastin të shihnin plotë 6 gola. Mjerisht vendësit iu gëzuan vetëm dy prej tyre ndërkohë që mysafirët u kthyen në shtëpi me katër gola të shënuar. FC Thun 2 – FC Zürich 4.
Golin e parë për FC Zürich-un e shënoi Kukuruzovic ndërsa tre të tjerët, Drmic. Për FC Thunin golin e parë e shënoi Schneuwly ndërsa të dytin lojtari i ri shqiptar Ardit Zenuni.
Në ndeshjen FC Thun – FC Zürich, luajtën edhe disa shqiptarë. Për nikoqirët, nga fillimi deri në fund u angazhua Muhamet Demiri. Vetë Rama luajti deri në minutën e 56, ndërsa nga minuta e 72 u inkuadrua edhe i riu Ardit Zenuni. Në bankat e rezervistëve ishte edhe Gentian Zhuta. Për FC Zürichun ndërkaq, nga fillimi deri në fund ka luajtur vetëm Adrian Nikçi.
Por spektakli i vërtetë “Rama” filloi pas përfundimit të ndeshjes. I përcjellë nga ovacionet e pandalura të tifozëve të tij më besnikë, shqiptarë dhe zviceranë, veterani i futbollit, për më shumë se gjysmë ore ka kaluar me vrap nga njëri kënd i stadiumit te tjetri, për t`u përshëndetur me ta. Një lloj koreografie të cilës u detyrua t`i nënshtrohej ylli i futbollit, ia kishte përgatitur atij si befasi afaristi Lulzim Aliu-Zhaku bashkë me tifozët. Ky i fundit edhe kishte siguruar 700 fanellat me numrin 9 të Ramës, që ishin shpërndarë në gjithë stadiumin dhe pankartat e rekuizitat tjera.
Rama duhej të jepte autografe, shpërndante fanella, deri edhe çorapet dhe mbrojtëset e këmbëve. Të gjithë dëshironin të kishin një kujtim nga idhulli i tyre. Të gjithë donin t`ia shtrëngonin dorën.
Ishte veçanërisht prekëse përshëndetja me familjarët, nënën, babanë, vëllezërit, motrat, bashkëshorten e fëmijët.
Dhe gjatë tërë kësaj kohe, Milaimi me vështirësi shtrëngonte dhëmbët dhe nofullat për të mos i dalë lotët. Aq emocione kishte nga mbrëmja lamtumirëse… Por, lotët e ndarjes megjithatë e tradhtuan heroin e mbrëmshëm të “Arena“-s, ashtu si dhe fansat e tij. Lot që e tregojnë çiltërsinë e Ramës, të ruajtur të paprekur nga fama. Ata e tregojnë edhe adhurimin e veçantë e njerëzor që kanë futbolldashësit e Thunit për të. Kjo lidhje e fuqishme me futbollistin “e tyre” të tregon se Rama nuk po e thotë lamtumirën. Ai po mbetet në zemrat e tyre dhe në shpirtin e futbollit të këtij qyteti e më gjerë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











