Lajme
AI: Raporti vjetor i organizatës mbi Shqipërinë dhe Kosovën
Organizata Amnesty International nxjerr raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut në botë, që përfshin ngjarjet e vitit 2011. Zëvendës drejtorja e Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë, Jezerca Tigani ka folur për pjesët e raportit për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Për Shqipërinë një mesazh kryesor që vjen nga Amnesty International në këtë raport vjetor është pikërisht që duhet t’i jepet fund menjëherë këtij dështimi të udhëheqjes. Shqipëria vazhdon të dështojë në udhëheqjen dhe në kryesinë e vendit”, ka theksuar Tigani për Zërine Amerikës.
Sipas saj, kjo shihet pikërisht në korrupsionin dhe po ashtu edhe në mungesën e paanshmërisë në çdo pjesë të jetës së përditshme dhe po ashtu sesi shoqëria shqiptare dhe shoqëria civile ka humbur krejtësisht besimin në autoritetet shqiptare dhe në udhëheqjen e vendit për momentin.
“Ky është një nga shqetësimet kryesore të Amnesty International që sjell edhe ky raport pikërisht. Dështimi i udhëheqjes shihet për shembull te fakti se çfarë prioriteti i është dhënë implementimit të politikave të ndryshme të qeverisë shqiptare kur flitet për dhënien fund të diskriminimit dhe disa prej të drejtave të njeriut të cilat i vuajnë disa prej grupeve më vulnerabël në Shqipëri siç janë për shembull gratë, apo siç janë komuniteti rom, apo edhe komuniteti ku Amnesti International ka punuar shumë i fëmijëve jetimë”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, sa herë që Amnesty International ka vizituar Shqipërinë gjatë këtyre kohëve të fundit, është parë një apati e veçantë dhe një mosbesim tek autoritetet shqiptare, por po ashtu në të njëjtën kohë një pranim në një farë mënyre i korrupsionit që është përhapur në çdo fushë të jetës shqiptare. “Është me të vërtetë një shqetësim shumë i madh dhe kjo shihet për shembull në hetimet që u bënë për vrasjen e katër personave gjatë demonstrimeve të janarit të vitit të kaluar 2011 dhe pikërisht sa kohë iu desh këtyre hetimeve të vijnë në një farë konkluzioni dhe çfarë bllokadash u vunë njëra pas tjetrës. Po ashtu ka pasur edhe raste të tjera, si ai i politikanëve zotit Meta dhe zotit Prifti, ku videoja që u përdor për zotin Meta nuk u pranua si e vërtetë, ndërsa zoti Prifti në këto momente është duke kaluar hetime”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka thënë se vazhdohet të ketë vetëm fjalë por shumë pak vepra nga autoritetet e ndryshme, ministritë e ndryshme. “Unë do të marr si shembull një fushë ku Amnesty ka punuar për shumë vite siç është dhuna kundër grave dhe dhuna në familje. Ka pasur disa hapa pozitivë që duhen marrë parasysh si për shembull, kalimi i ligjit për dhunën në familje dhe po ashtu në prill të vitit 2012 dhuna në familje u kriminalizua, u njoh si një krim i veçantë edhe në Kodin Penal dhe ky për Amnesty International ka qenë një hap shumë kryesor dhe shumë pozitiv dhe duhet të kishte ndodhur shumë kohë më përpara”, ka deklaruar ajo.
Jezerca Tigani ka deklaruar se vërtetë mendon se shoqëria shqiptare ka ecur goxha përpara në njohjen e dhunës në familje. “Por nëse një grua nuk e gjen mbështetjen, apo familja e kësaj gruaje nuk e gjen mbështetjen tek autoritetet e ndryshme ku ajo mund të përplaset nëse ajo vërtet ka kaluar vite të tëra dhune dhe jo vetëm ajo por edhe fëmijët e saj, atëherë ajo do ta hmbasë besimit tek këto autoritete”, ka deklaruar ajo.
Duke folur për Kosovën Jezerca Tigani, ka thënë se Amnesty International nuk ka marrë asnjëherë një pozitë direkte për statusin e Kosovës dhe në veçanti për pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008. Prandaj Kosova, sipas saj, përfshihet nën Serbinë dhe jo si një vend i veçantë.
“Pjesa e parë është që Kosova duhet të jetë e njohur nga të gjitha vendet dhe jo nga shumica siç njihet deri tani, nga të gjitha organizatat ndërkombëtare por po ashtu duhet të ketë një pavarësi institucionale të brendshme të vendit dhe duhet të ketë një pavarësi të plotë për të gjitha pjesët me të cilat një shtet njihet, siç është ana juridike, ana ekonomike etj, etj. Për momentin ende në Kosovë ka një vendosje goxha të gjerë të pjesës ndërkombëtare:, ka thënë ajo.
Sipas saj, gjendja në Kosovë është përmirësuar në disa drejtime, por në të njëjtën kohë një prej problemeve i cili vazhdon të jetë shqetësim është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët në përgjithësi në rajon. “Është mosndëshkimi i krimeve të luftës, i atyre që i bënë krimet gjatë luftës, por po ashtu edhe dy vitet e fundit pas luftës. Ky vazhdon të jetë një shqetësim sepse ka shumë familje në Kosovë të të zhdukurve të cilat vazhdojnë të presin për drejtësi, të cilët megjithëse kanë kaluar shumë vjet vazhdojnë të presin të marrin vesh se ku ndodhet trupi i familjarit të tyre, i vëllait, babait, nënës, motrës etj. Të zhdukurit janë shqiptarë, janë serbë të Kosovës, janë Romë dhe këta janë të gjithë civilë dhe familjet e tyre vazhdojnë të presin për drejtësi. Do të jetë shumë e vështirë për Kosovën të bëjë hapa përpara pa e mbyllur në një farë mënyre një kapitull që është shumë i rëndësishëm për historinë e tyre”, ka theksuar ajo.
Ajo ka përmenduar edhe hetimet e Dic Matyt.për ktë gjë në Bruksel do të jetë një task force për investigimin e krimeve të luftës.
“Komisioni po ashtu ka të drejta hetimi në Shqipëri dhe në Kosovë dhe organizata jonë shpreson që autoritetet kosovare dhe po ashtu shqiptare të bashkëpunojnë me këtë komision hetimi në mënyrë që drejtësia të dalë deri në fund”, ka thënë ajo për Zerinë e Amerikës.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










