Lajme
Investitorët francezë ftohen në Kosovë
Me qëllim të tërheqjes së investimeve në Paris është mbajtur konferenca “Bizneset dhe Investimet në Kosovë” të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë në partneritet me Agjencinë franceze për zhvillimin ndërkombëtar të kompanive (UBIFRANCE) si dhe Agjencinë për Promovim të Investimeve.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë mbi 60 përfaqësues biznesesh të mesme dhe të mëdha në Francë, përfaqësues të asociacioneve ekonomike franceze si dhe përfaqësues të institucioneve të Francës dhe stafeve diplomatike të shteteve të huaja në Paris.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, në hapje të konferencës, para të pranishmëve ka thënë se Kosova me potencialin e saj ofron mundësi të mëdha të investimeve franceze dhe evropiane.
Ambasadori foli për resurset e shumta ekonomike, për reformat legjislative dhe ekonomike që po ndërmerren në Kosovë, të cilat hapin perspektiva të fuqishme investuese për kompanitë evropiane.
Kullashi ka veçuar stabilitetin financiar dhe makroekonomik, taksat e ulëta, legjislacionin e avancuar dhe resurset njerëzore të cilat favorizojnë investimet.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në fjalën e saj ka theksuar përparësitë dhe mundësitë e mëdha ekonomike të Kosovës, ku kompanitë evropiane mund të investojnë me sukses.
Ajo ka folur për procesin e reformave të thella strukturore që po ndërmerr Kosova me qëllim që të bëhet partner i fuqishëm për investitorët e jashtëm.
“Kosova është vend që ofron shumë mundësi për investime. Ajo ka një pozicion të mirë strategjik, është shteti me koston më të ulët në Eurozonë, ka popullsinë më të re në Evropë dhe ka taksa të ulëta. Sistemi bankar është stabil dhe privatizimi i ndërmarrjeve publike po vazhdon.
Sot, Kosova ka më shumë se 3500 kompani të huaja dhe me pronësi të përzier që tashmë kanë investuar mbi 1.5 miliardë euro”, tha Kusari-Lila. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, para të pranishmëve ka prezantuar proceset zhvillimore ekonomike të deritashme, reformat e fuqishme që po ndërmerren si dhe perspektivat e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me partnerët.
Beqaj në fjalën e tij para të pranishmëve tha se gjeneruesi kryesor i rritjes ekonomike në Kosovë është biznesi privat dhe se reformat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës kanë për qëllim që të forcojnë sa më shumë sektorin privat.
Ai bëri të ditur se përmes reformave strukturore dhe hyrjes së kapitalit privat në sektorët kyç të ekonomisë së Kosovës, Kosova do të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Beqaj ka bërë prezantimin e sektorëve kyç të ekonomisë së Kosovës, telekomunikacionin, energjinë dhe minierat, si dhe shërbimet publike, duke theksuar ndër të tjera se këta sektorë paraqesin mundësi të mëdha për investimeve, ku mund të angazhohet kapitali privat i kompanive nga Franca dhe partnerët e tjerë afatgjatë evropianë. Drejtori i UBIFRANCE për Evropën Juglindore, Michel Bauza, në prezantimin e tij para të pranishmëve tha se Kosova është një vend që ofron shumë mundësi për bizneset franceze të cilat do të kenë mbështetjen edhe nga UBIFRANCE, por edhe nga sigurimet e tjera financiare franceze si OSEO dhe COFAS.
Organizimi në Paris i Konferencës për Investime në Kosovë, është aktivitet në kuadër të diplomacisë ekonomike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të rritjes së investimeve të huaja në Kosovë.
Konferenca të këtij formati parashihet të organizohen edhe në shumë shtete të Bashkimit Evropian, në SHBA dhe në shtete të tjera të botës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












