Kuriozitete
Galeria në Moskë paraqet jetën në Korenë Veriore
Artefaktet përshijnë pulla postare, libra, produkte ushqimore, lodra, portrete të tri gjeneratave të liderëve të Koresë së Veriut...
Një galeri në kryeqytetin rus hapi një ekspozitë, e cila kishte një detyrë të guximshme, pasqyrimin e jetës misterioze në Korenë e Veriut. Tashmë aty ekziston një hapësirë e re artistike e quajtur “Ultra Modern Art Museum,” e themeluar në nëntor të vitit 2017, tashmë është shndërruar në ekspozitë me vepra arti të dedikuara për presidentin Vladimir Putin.
Këtë herë, qendra ka vendosur të shfaqë artefakte me origjinë nga një nga kombet më të izoluara. Artefaktet përshijnë pulla postare, libra, produkte ushqimore, lodra, portrete të tri gjeneratave të liderëve të Koresë së Veriut, si dhe posterë propagandues që përshkruajnë ushtrinë amerikane të mposhtur nga trupat koreane . Sipas organizatorëve, të gjitha objektet janë sjellë nga Koreja e Veriut.
“Në të gjithë botën, Koreja e Veriut shihet si shtet i mbyllur, dhe ne synojmë t’i tregojmë botës se çfarë prodhon Koreja e Veriut dhe cila është ideologjia e Koresë së Veriut. Në gjithashtu duam t’i tregojmë botës se si është jetë nën sanksione, prandaj ne duhet të mësojmë nga përvoja e Koresë së Veriut se si të jetohet përgjithmonë nën sanksione”, ka thënë Alexander Donskoy.
Zyrtarët e Ambasadave të ftuar në ekspozitë, ka thënë se ata duan t’i tregojnë botës të vërtetën për vendet e tyre.
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”











