Lajme
Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar
Drejtori i Doganës të Kosovës, Naim Huruglica, ka thënë se nëpërmes disa rrugëve ilegale te zona që quhet kufiri i gjelbër në veri të vendit, është duke u kontrabanduar një sasi e mallrave që po futet ilegalisht në vend. Huruglica, ka thënë se kjo zonë tash për tash kontrollet vetëm nga KFOR-i.
Por ai ka pohuar se sasia e mallrave që kontrabandohet në atë zonë është dukshëm më e ulët në krahasim me periudhën kur nuk ka pasur fare kontroll doganor në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Sipas tij Dogana e Kosovës, është e pranishme gjatë gjithë kohës pandërprerë në pikat 1 dhe 31, shkruajnë mediat kosovare.
Huruglica është optimistë për realizmin e planit të të hyrave që për vitin 2012 kap vlerën prej 867 milionë eurove.
Këto deklarata të tij kanë ardhur pasi që trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e ka shfajësuar atë dhe Lulzim Rafunën për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Huruglica, dhe Rafuna, ishin akuzuar për lejimin e importeve shtesë të duhanit në Kosovë që i tejkalonin kufijtë e lejuar të importit për vitin 2008.
“Vendimi për t’i lejuar importet shtesë të duhanit pretendohej se ishte bërë në bazë të ndikimit politik dhe në kundërshtim me çdo arsyetim të mirëfilltë ligjor. Kjo gjë u ka mundësuar kompanive që ta importojnë duhanin me shkallë më të ultë të akcizës, duke i shkaktuar humbje financiare buxhetit të Kosovës në vlerë prej më shumë se 5.000,00 Euro”, thuhet në një njoftimin e EULEX-it.
Sipas njoftimit, trupi gjykues i shfajësoi Huruglicën dhe Rafunën sepse nuk u arrit të vërtetohet nëse ndonjëri nga të akuzuarit e ka kryer veprën për të cilën akuzoheshin.
Prokurori i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, sipas këtij njoftimi, ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










