Lajme
“Ditët e Gjuhës Gjermane” në Prishtinë
Pjesë e ngjarjes do të jenë programe të ndryshme në gjuhën gjermane për njohës fillestarë dhe të avancuar të saj
Ambasada e Gjermanisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë dhe të Zvicrës, nga data 18 e deri më 27 maj, organizojnë në Prishtinë, “Ditët e Gjuhës Gjermane”.
Pjesë e ngjarjes do të jenë programe të ndryshme në gjuhën gjermane për njohës fillestarë dhe të avancuar të saj.
Në mesin e tyre është prezantimi në gjermanisht dhe në shqip i prof. dr. Basil Schader, i projektit të Universitetit të Cyrihut në bashkëpunim me MASHT-in, “Standardet e Materialeve Mësimore”, që mbahet në Bibliotekën Universitare, më 21 maj, nga ora 14:00, prezantimi i librit në gjermanisht “Të Gjallët e të Vdekurit e Një Fëmijërie”, të shkrimtarit kosovar, Arif Demolli, që mbahet në kafe-librarinë “Dit’e’Nat”, më 21 maj, nga ora 20:00, “Mbrëmja e dialekteve gjermano-austro-zvicerane”, një kabare kjo satirike e pasuar me një koktej nga ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, që mbahet në “Dit’e’Nat”, më 23 maj, nga ora 20:00 dhe aktivitete tjera.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











