Lajme

Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen

Përkujtim i viktimave të pafajshme të vrarë nga fashistët. Ata përjetuan torturat më çnjerëzore në kamp, prej tyre 133 shqiptarë nga të gjitha trevat etnike shqiptare. Në majin maj çdo vit në Austri organizohet ceremoni përkujtimore ndaj viktimave të shkaktuara nga fashizmi në Mathausen.

Përkujtim i viktimave të pafajshme të vrarë nga fashistët. Ata përjetuan torturat më çnjerëzore në kamp, prej tyre 133 shqiptarë nga të gjitha trevat etnike shqiptare.

Në majin maj çdo vit në Austri organizohet ceremoni përkujtimore ndaj viktimave të shkaktuara nga fashizmi në Mathausen.

E diela e kaluar ishte ditë përkujtimi nga të gjitha kombet e prekura nga hija e zezë antinjerëzore. Flamujt, kurorat, buqetat e luleve krijonin një ambient nderimi e respekti për viktimat e pafajshme nga gjithë qielli njerëzor.

Sipas alfabetit Shqipëria e para vuri kurorën para përmendores së përbashkët të të gjithë të vdekurve në kampin famëkeq. Kurorën e vuri delegacioni i përbërë nga Ambasadori i Shqipërisë Dr.Vili Minarolli, ambasador dhe zonja Minarolli; Alma Shehu, sekretare; Egin Ceka, këshilltar dhe z.Spiro Koqi, ambasador i Shqipërisë pranë OSB-së në Vjenë; atasheu ushtarak shqiptar në Austri.

Kosova, shteti më i ri vuri kurorën e radhës delegacionin e saj e përbënin: Dr.Sabri Kiqmari, ambasador dhe zonja Kiqmari; Anton Marku, këshilltar; Zana Rugova, sekretare.

Kurora dhe buqeta lulesh u vunë po ashtu pranë monumentit përkujtimor i ngritur në kujtim të viktimave nga të gjitha trevat shqiptare. Do duhej që tani ta kemi edhe monumentin përkujtimor të Republikës së Kosovës, aty në gjirin e vendeve të koalicionit antifashist ku humben jetën shumë shqiptarë.

© Përfaqsuesit nga diplomacia shqiptare në nderim të viktimave në Mathausen (13 maj, 2012), Spiro Koçi, Dr.Sabri Kiqmari, Znj.Kiqmari, Znj.Minarolli, Dr.Vili Minarolli dhe Egin Ceka

Dr. Kiqmari që vitin e kaluar ishte iniciues i ngritjes së monumentit. Kjo duhet konkretizuar edhe nga përkrahja mërgimtarët tanë në Austri, pasi hapësira është siguruar nga Ambasada e Shqipërisë në Austri aty afër monumentit aktual. Kjo do ishte ideale pasi tani veç e kemi hapin integrues gjithëkombëtar.

Ambienti shqiptar u pasurua me mërgimtarët tanë nga Linci e rrethina e tij të ardhur veçan për këtë rast në kudër të grupeve dhe shoqatave nga e cila u dallua Shoqata ,, Kosova” nga Linci. Kjo ishte kryese e pastrimit paraprak të hapësirës përreth dhe në bashkëpunim me disa firma ndërtuese dhe Ambasadën e Shqipërisë, kishin hequr simbolet komuniste nga lapidari dhe monumenti përkujtimor. Të tre Ambasadorët dhe stafet e tyre ishin të ftuar nga Shoqata,,Kosova” e Lincit në një takim rasti pas ceremonisë përkujtimore. Pritja u organizua nga kryesia e shoqatës Ismail Maliqi, kryetar; Brahim Krasniqi, Afrim Dedushaj, Ramiz Selimi etj. Takimi ishte i ngrohtë dhe i shoqëruar me bisedë të hapët vëllazërore.

© Delegacioni shqiptar në nderim të viktimave në Mathausen( 13 maj 2012)

Historia e zezë e Mathausenit

Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk. Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetit Linz dhe ishte vend gurëthyese e cila i takonte Kampeve të kategorisë 3. Ky ishte lloji i vetëm i kësaj kategorie në hapësirat e Raichut,ku njerëzit mbyteshin nëpërmjet punës së rëndë. Deri më 5 maj të vitit 1945, kur u çlirua nga ushtria amerikane u mbyten në format më çnjerëzore 120 mijë të burgosur,kurse kaluan nëpër tmerret e tij më shumë se 200 mijë njerëz nga 30 kombe të botës. Gratë e sjella aty nga Kampi tjetër Ravensbryk përbënin 2,5 për qind, u detyruan në prostitucion,ato shtatzëna u përdorën për eksperimente medicinave duke përdorur format shtazarake. Kishte po ashtu fëmijë e të rinj jeta e të cilëve nuk zgjate shumë brenda këtij ferri. Mesatarja e jetës në te 6 muaj deri në 15 muaj e jo më shumë. Në vitin 1944 kishte 128 komando të SS dhe 475 ushtarë mbikëqyrës. Të burgosurit mbyteshin në format më mizore në Kabinagazi, furra, punë të dhunshme, vriteshin, hidheshin nga shkallët ashtu si ishin të ngarkuar me gurë. Jeta e tyre ushqimore e higjienike ishte mizerabel. ,,Shkallët e vdekjes” fundosnin çdo ditë njerëz të ngarkuar me gur në ferrin e zi qindra metra thellë. Njerëzit binin në humnerën e gurores për të mos u ndritur kurrë. Mjerisht, mjeshtrit e ,,shkallëve të vdekjes” e ushtruan zanatin më gjatë se sa do duhej. Rrokullisjen mbi to e përjetuan njerëzit që nuk e shuan përpjekjen për lirinë e njerëzoren deri në ditët tona. ,,Shkëmbi i parashutave” do flet gjatë mbi fluturimin e njerëzve në botën tjetër së bashku me barrën e gurëve të cilët mbetën kujtim i fundit i kësaj bote. Porosia e tyre u mbeti gurëve bashkë me fajin e peshës së tyre.

© Dr.Sabri Kiqmari, kurorë në nderim të viktimave në kampin nazist të Mathausenit ( 13maj 2012)

Nga trevat shqiptare aty gjetën vdekjen 133 shqiptar

Nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e Kozma Nushi,hero të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, Abaz Sullaj, Abdulla Tabaku, Adil Alushi, Ahmet Ramzoti, Alem Tafili, Ali Ashimi, Ali Biduli, Asti Gogoli, Azem Toska, Bedri Agalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, Cane Çaçi, Cane Rapushi, Dalip Meminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, Dilaver Kamberi, Dhimiter Konduri, Dhimiter Kulla, Ejup Kondo, Emanuel Hasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, Faslli Lelaj, Faslli Zoga, Feim Mustafaj, Fejzo Toska, Ferik Buzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, Hajdar Shameti, Hajredin Kerkova, Hakim Veliu, Halil Shyri, Hamit Roseni, Hamit Xhyheri, Hamza Laperi, Hasan Doci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, Ismail Zyma, Isuf Berberi, Isuf Ibershimi, Izet Mema, Jani Kosta, Jani Nathanaili, Jani Popa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, Kostandin Simaku, Kozma Nushi ,Late Bregu, Mehmet Dauti, Mehmet Sulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, Minella Gogo, Muhamed Velaj, Muhamet Bino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, Musa Gorishti, Mustafa Kotherja, Mustafa Zahaj, Myslym Nelaj, Mystehat Malaj, Naun Thanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, Nexhip Himçi, Novruz Abazi, Novruz Dine, Novruz Hajdini, Pandeil Dimo, Pavllo Papingji, Piro Papalilo, Qazim Çakerri, Ramadan Nebiu, Ramadan Ramo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, Rapush Çarçani, Rasim Hamzaraj, Refat Ismajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, Sadik Asnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, Selim Çarçani, Senusi Nota, Sofokli Dhimitriadhi,Stavri Havale, Sulejman Cenoimeri, Sulejman Doko, Sulejman Rukja, Sulejman Zakja, Sulo Gorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, Taqo Dino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, Thimio Nathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, Vangjel Vasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, Vasil Mojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, Xhafer Zera, Xhemal Kasa, Xhemal Myhdari, Nuredin Memishaj, Xhemal Shasho, Xhevdet Doda.