Lajme
KS i OKB-së diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit të OKB- së do të shqyrtojë të hënën në New York raportin për situatën në Kosovë në të cilën Sekretari Ban Ki-moon tërheq vërejtjen se përkundër përparimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tensionet kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.
“Shpresoj se rrjedha pozitive e dialogut, përparimi drejtë integrimeve evropiane dhe normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë të forcohen dhe se tensionet dhe konfliktet të reduktohen gradualisht”, ka theksuar ai në raportin e fundit.
Çështja e zgjedhjeve serbe tërhoqi vëmendjen, siç thuhet, ndaj çështjeve të e pazgjidhura dhe tensioneve për shkak të pikëpamjeve të ndryshme të palëve rreth mbajtjes së tyre në Kosovë.
Shefi i OKB-së është shprehur i kënaqur që qeveria në Beograd është konsultuar me UNMIK-un për të mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë dhe që ka përfillur këshillat e misionit, duke theksuar se mosmarrëveshje për çështje të tilla të rëndësishme mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore e jo me dhunë apo përdorim të forcës.
“Hapësira për dialog në muajt e ardhshëm mund të ngushtohet në qoftë se nuk ruhet paqja dhe nëse përgjigjet e publikut për incidentet dhe provokimet janë të pamatura. Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës dhe retorika luftëdashëse pashmangshmërisht çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm I OKB-së.
Ai ka ftuar liderët e të dy palëve që me fjalë dhe vepra të dëshmojnë lidershipin në mënyrën që redukton tensionet dhe promovon atmosferën e favorshme për dialog.
Raporti kujton marrëveshjet e arritura në dialogun e mëparshëm, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës, duke shtuar se takimet pritet të vazhdojnë pas zgjedhjeve serbe.
Megjithatë, në këto ngjarje hedhin hije tensionet e shtuara në terren. Kjo mund t’i atribuohet pjesërisht përgatitjeve për zgjedhjet serbe në maj, të ndjekura nga polemika në lidhje me votimin për Kosovë.
Ban ka theksuar se situata në veri të Kosovës mbetet shumë e ndjeshme për çdo zhvillim politik midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai shprehu shqetësimin në lidhje me trendin negativ në procesin e kthimi në Kosovë dhe bëri thirrje për forcimin e vullnetit politik në këtë drejtim.
Duke shprehur keqardhje mbi rezistencën e masave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovën, Ban ka ftuar autoritetet e Kosovës të dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta tejkaluar hendekun mes obligimeve dhe angazhimeve të tyre.
Në aneks është edhe raporti i shefit të misionit të EULEX-it, Xavier bout de Marnhac, i cili thotë se misioni i BE-vazhdon të ndihmojë në zbatimin e reformave institucionale dhe se janë shënuar përparime në shumë gjykime.
Në Raport thuhet se vazhdon hetimi për pohimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për tregtinë e organeve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











