Lajme
Para Ambasades serbe protesta kundër arrestimeve në Preshevë
Protestuesit lëshuan mesazhe të forta në drejtim të ambasadës serbe duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës të lihen të qetë
Para ambasadës së Serbisë në Tiranë u protestua sot në shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Maqedonisë. Në mbështetje të protestës ka marrë pjesë dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa. Qindra qytetarë marshuan në rrugët e kryeqytetit duke lëshuar thirrje patriotike në mbështetje të vëllezërve shqiptarë të Preshevës të cilët ndër vite janë vënë përpara dhunës verbale dhe fizike më ngjyrime politiko-ksenofobe të strukturave serbe.
Nën sloganin “Do të përballeni me 10 milionë shqiptarë”, protestuesit lëshuan mesazhe të forta në drejtim të përfaqësisë diplomatike të Serbisë duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës të lihen të qetë dhe vëllezërit shqiptarë të arrestuar të lirohen nga burgosja politike.
“Ne jemi këtu për t’i premtuar shqiptarëve të Preshevës se nuk do të ndalojmë asnjëherë mbështetjen tonë për morale dhe fizike për të drejtat e tyre në tokën e tyre etnike, dhe ne nga sot e tutje deri në zgjidhjen e kësaj çështje do të jemi preshevarë, do të jemi të njësuar me shqiptarët e luginës së Preshevës”,ka theksuar përfaqësuesja e Aleancës Kuq e Zi, Lumturi Ratskoceri.
Më pas Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se ishte në Tiranë për të falënderuar dhe mbështetur nismën e Aleancës Kuq e Zi për të protestuar për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve të Preshevës.
Në përmbyllje të protestës qindra pjesëmarrës që kishin ardhur nga Lugina e Preshevës iu bashkuan zyrtarisht Aleancës Kuq e Zi duke u bërë anëtarë me të drejta të plota dhe pjesë e aksioneve politike të Kuq e Zinjve.Në një aksion policor, të ndërmarrë më 4 maj 2011në Bujanovc, Luginën të Preshevës, janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët, dyshohen për gjoja krime lufte të bëra në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











