Lajme
Shfaqet filmi i Angelina Jolie në Prishtinë
"Në vendin e gjakut dhe mjaltit", filmi i yllit amerikan Angelina Jolie është lansuar të mërkurën në Prishtinë
Në premierën e filmit “Toka e Gjakut dhe Mjaltit”, i cili bëri bujë nëpër mediat botërore nuk ka qenë e pranishme regjisorja Angelina Jolie, e as aktorët kryesorë të këtij filmi. Menaxherët e kinemasë kishin zgjedhur pikërisht ditën e Evropës për ta shfaqur premierën e “Tokës së Gjakut dhe Mjaltit”.
Mundësinë e ardhjes së Angelina Jolie në Prishtinë e kishte paralajmëruar edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tash.
“Ardhja e Angelina Jolie në Kosovë do të ndodh në një plan afatgjatë, me siguri brenda këtij viti kurdo që të vie ajo do të jetë një nder i madh është vështirë të realizohen planet afatshkurta duke marrë parasysh angazhimet të cilat i ka ajo”, ka thënë për Zëri menaxherja e kinemasë së vetme në Prishtinë, Miradije Vllahiu.
Angelina Jolie kishte marrë pjesë në premierën e filmit të saj në Bosnje dhe Kroaci.
Filmi ‘In The Land of Blood and Honey’’ flet për luftën, krimet dhe dhunimet nga serbët në luftën e Bosnjës.
Filmi ka si temë rënien në dashuri të një polici serb me Ajlan një artiste boshnjake. Ata ishin shoqëruar para luftës, por kjo marrëdhënie ndryshon tragjikisht kur vendin e kaplon dhuna.
Më vonë, Danieli shërben në njësitin ushtarak të babait të tij, Gjeneral Vukojeviqit.
Ai takohet prapë me Ajlen kur atë e marrin nga banesa e motrës së saj. Të kapluar nga konflikti, marrëdhënia e tyre ndryshon plotësisht dhe urrejtja ia zë vendin dashurisë.
Filmi flet për çmimin e madh emocional, moral dhe fizik që njerëzit duheshin paguar gjatë këtij konflikti.
Ky film u prit me polemika të shumta në Serbi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












