Lajme
Tadiq e Nikoliq, në raundin e dytë për president
Partia e Boris Tadiqi në zgjedhjet parlamentare ka marrë 26,6 për qind të votave ndërsa ajo e Tomislav Nikoliqit 25,2 për qind
Ka përfunduar procesi i votimit në Serbi, për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe ato lokale. Mediat serbe raportojnë se në rezultatet e para preliminare partia e Boris Tadiqi në zgjedhjet parlamentare ka marrë 26,6 për qind të votave ndërsa ajo e Tomislav Nikoliqit 25,2 për qind. Këto janë rezultate e para, ndërsa numërimet po vazhdojnë dhe këta të dy do të përballen në balotazh.
Për postin e presidentit kanë garuar 12 kandidatë – në mesin e tyre Boris Tadiqi dhe Tomislav Nikolliqi, të cilët pritet të shkojnë në balotazh.Ndërkohë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës i janë përgjigjur pozitivisht daljes në zgjedhjet e përgjithshme serbe. Në numër të shumtë, qysh në orët e hershme të mëngjesit i ishin drejtuar kutive të votimit.
Subjektet të cilat i përfaqësojnë ata po marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” ka marr pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare. Edhe pse për mbarëvajtje të procesit të votimit ishin përkujdesur vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, megjithatë probleme janë paraqitur me listat e votimeve.
Të mllefosur me këtë fakt kanë qenë qytetarët të cilët thonë se kjo është bërë me qëllim të uljes së numrit të votuesve shqiptarë. Ata kanë thënë se në listat e votueseve ka raste ku nuk gjendet fare emri, pavarësisht asaj që i kanë pranuar ftesat për të votuar.
Por, përfaqësuesit e Luginës, thonë se Beogradi është duke u treguar destruktiv në raport me shqiptarët, raporton televizioni i Prishtinës -KTV.Në këto zgjedhje në Luginë garojnë 11 subjekte politike prej te cilave 3 janë serbe. Këto zgjedhje posaçërisht të rëndësishme janë për komunën e Bujanocit, ku përqindja mes shqiptareve dhe serbëve është pothuajse e barabartë.
Kjo komunë, e cila është udhëhequr prej dy mandatesh nga shqiptarët, rrezikon këtë herë të merret nga serbët, për shkak se shumë shqiptarë nga Lugina janë shpërngulur në Kosovë.
Kurse, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, të cilat janë mbajtur edhe në Kosovë, raportohet të kenë kaluar pa ndonjë incident. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi , ka theksuar se procesi ka shkuar qetë, nuk është shënuar ndonjë incident dhe se situata e sigurisë në tërë Kosovën ka qenë në nivel.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











