Lajme
Votojnë serbët në Kosovë, përdorin simbolet e Serbisë
Përkrah simboleve të OSBE-së, simbolet shtetërore të Serbisë janë vendosur në qendrat e votimit në Kosovë
Përkundër paralajmërimeve të OSBE-së në Kosovë, i cili organizon zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë për serbët, se në qendrat e votimeve nuk do të ketë simbole serbe, ato janë parë në disa prej këtyre qendrave. Raportohet se në qendrën e votimit në shkollën fillore ‘Sveti Sava’ në veri të Mitrovicës, pranë shenjës së OSBE-së ka qenë i vendosur edhe flamuri i shtetit të Serbisë.
Ndërkohë në Zveçan dhe Zubin Potoku, diku rreth 100 metra në afërsi të qendrave të votimit të OSBE-së janë të vendosur edhe qendrat e votimeve të grupeve ilegale serb të cilat votojnë për pushtetin lokal. gjithashtu mediat kosovare, raportojnë se në veri të Mitrovicës pak pas mesditës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Zyrtarë të të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia nuk ka informacione për të shtëna me armë të zjarrit, të dëgjuara në veri.
Ndërkohë shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer, ka vizituar vendvotimet në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku pjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhjet e Serbisë thuhet të jetë e lartë.
“Gjithçka po zhvillohet në mënyrën më të mirë. Njerëzit votojnë. Kur kemi arritur në Graçanicë, ka pasur disa votues; kur jemi kthyer, ka ardhur një grup i tërë. Në Llapna Sellë ka pasur tollovi para vendvotimeve”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikolla Goan.
Ky mision ka vënë në pahë se, nuk janë shënuar raste të votimeve për zgjedhjet lokale të Serbisë, në lokacionet ku po mbahen ato parlamentare dhe presidenciale. Rreth 109 mijë qytetarë serbë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, që po lehtësohen nga OSBE-ja.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









