Lajme
Publikohen emrat e të akuzuarve për vrasjen në Smilkovc
Mediat maqedonase tashmë kanë publikuar edhe fotografitë e siguruara të personave që akuzohen se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë si kryerës kryesorë të vrasjes së pesëfishtë i ngarkon Halil Demirin (27) nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailoviq (32) dhe Agim Ismailoviq (33) nga Hasanbegi.
Dy persona të tjerë të akuzuar se kanë ndihmuar vrasjen janë Fejzi Aziri (54) dhe Rami Sejdiu (24). Siç bëhet e ditur në arrati janë Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri.
Mediat maqedonase tashmë kanë publikuar edhe fotografitë e siguruara të personave që akuzohen se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë më 12 prill në fshatin Smilkovc të Shkupit, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska theksoi sot se këto persona janë anëtarë të grupit kriminal që kanë kryer vrasjen.
Sipas versionit të MPB-së, tre vrasësit më 12 prill rreth orës 20.00 në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit kanë kryer vrasjen e pesëfishtë me anë dy pushkë automatike dhe një pistoletë dhe se më pas kanë ikur në drejtim të një lokacioni tjetër me makinën “Opel Omega”, që më pas ilegalisht kanë kaluar kufirin drejt Kosovës.
Ndërkohë Gjykata Penale në Shkup ndaj shumicës së të arrestuarve në operacionin “Monstër” ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
Avokatët mbrojtës kanë konfrimuar se ndaj 17 të arrestuarve është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndaj tre femrave masa e paraburgimit prej 48 orëve dhe gruaja 60 vjeçare nga Hotla e Likovës është lënë e lirë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions








