Lajme
Liria e shtypit shënon përparim modest në Kosovë
Shqipëria ka marrë notë më negative sesa Kosova, 51, Maqedonia 54, ndërkaq, në gjendje më të mirë është në Bosnja me notën 48
Freedom House edhe këtë vit e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, por me një përparim modest duke marrë notën 49 nga 51, sa e kishte në vitin e kaluar.
Raporti i ri për Lirinë e Mediave i Freedom House, vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ky ku hyn edhe Kosova dhe fqinjet e saj, është shënuar një rënie për dallim nga viti i kaluar, raporton ReL.
Hungaria ka rrëshqitur nga vendi i lirë, në atë me liri të pjesshme të shtypit.
Maqedonia thuhet se ka shënuar ulje të madhe, sikurse edhe Ukraina.
Përmirësimet e vetme të vogla, sipas raportit, janë shënuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjeorgji.
Për Kosovën është përmendur si përmirësim rënia e trendit të sulmeve ndaj gazetarëve si dhe transparenca më e madhe e pronësisë së mediave.
Zëvendëspresidenti për strategji dhe analiza në Freedom House, Kristofer Uoker shpjegon:
“Derisa kemi qenë në vitet e fundit të shqetësuar në lidhje me dhunën kundër gazetarëve dhe në disa raste mungesën e energjisë në reagimin e autoriteteve për t’u marrë me këtë çështje, kemi parë një lehtësim të kësaj, relativisht këtrë vit, dhe po ashtu hapat që janë ndërmarrë për të rritur transparencën e pronësisë në mediave, që është një çështje për tërë rajonin. Kjo i ka kontribuar një përparimi modest në velrësimin për Kosovën këtë vit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kristofer Uoker.
Ngjashëm si Kosova, edhe vendet e rajonit gjenden në kategorinë e shteteve me liri të pjeshme të shtypit.
Shqipëria në raportin e fundit ka marrë notë më negative sesa Kosova, 51, Maqedonia 54, ndërkaq, në gjendje më të mirë vlerësohet të jetë liria e shtypit në Bosnjë e Hercegovina me notën 48, e edhe më lart, gjendet Mali i Zi e Serbia të dy këto shtete kanë marrë notën 35.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










