Integrimi
Arkitekti Naim Korqa: Nga Kosova në Brazil dhe nga Brazili në Zvicër
Ka një begraund interesant: Ka studiuar në Brazil, ka magjistruar në Portugali dhe punon në Zvicër. Ky është, arkitekti 28 vjeçar nga Gjilani, Naim Korqa

Projekti më i madh që ka projektuar Korqa pas diplomimit ka qenë në Brazil, tek arkitekti me famë, Gustavo Penna. Naim Korqa ka qenë pjesë e grupit prej pesë arkitektësh që kanë projektuar një qendër universitare me 10 universitete.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e projekteve të larta mbi 30 katëshe në zyra të ndryshme të arkitekturës, që njihen si ndër më të mëdhatë në Brazil.
Naim Korqa kishte fituar bursën pë studimet në universitetin shtetëror të Brazilit menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme në Gjilan në vitin 2008. Atëbotë, bashkë me 14 studentë të tjerë kosovarë kishte shkuar për studime në qytetin Belo Horizonte në Brazil. Ai ka studiuar atje per 4 vite arkitekturë dhe urbanizëm. Pastaj nga viti 2013 ka kaluar ne Portugali, në qytetin e Lisbones, ku ka vazhduar studimet e magjistraturës.
Në Zvicër jeton prej tre vitesh dhe kujton fillimin qe kishte shumë sfida të gjuhës dhe integrimit. Përkundër kësaj, 28 vjeçari gjilanas nuk ishte dëshpëruar por kishte gjetur punë në kompaninë e arkitektures „N2A“ për të vazhduar me karrieren e tij.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me të mbi trendin e ndërtimeve në Zvicër dhe përvojën që ka krijuar ai me arkitekturën zvicerane.
Albinfo.ch: A i ndërtoni shtëpitë në Zvicër sipas stilit tuaj apo sipas trendit?
Korqa: Kjo varet edhe prej klientit, shumica e klientëve kërkojnë diçka të ngjashme me atë që e kanë parë diku. Ka pak klientë që kërkojnë një arkitekt artist, një i tillë që shpreh veprën e vet siç do ai. Në Zvicër kanë shumë rendësi metrat katrorë për shkak të çmimit të lartë të ndërtimit, por edhe ligji duhet respektuar, kështu që kërkojmë një gjuhë të përbashkët ndërmjet pjesës ligjore, financiare dhe estetike.
A dispononi me hapësirë të mjaftueshme për t’i shprehur idetë tuaja për një projekt?
Zakonisht klientët kërkojnë parcela për një shtëpi apo banesë që ua përmbushë nevojat për një jetë normale. Ata shprehin dëshirat e tyre, të cilat mundohemi me skicat e para, t`i transformojmë në një projekt sa më adekuat.
A merreni ju edhe me ambientin brenda shtëpisë?
Patjetër, duhet t`i kushtojmë vëmendje të madhe edhe interierit. Në arkitekturë është një trekëndësh që duhet harmonizuar: estetika, funksioni dhe konstrukcioni.
A keni një fushë të preferuar në profesionin tuaj?
Ne, si arkitektë, kemi nje spektër të gjerë të projektimit. Ka arkitektë që orientohen në interier, dizajn të mobileve, urbanizëm, por unë jam më shumë i orientuar në planifikimin e objekteve ndërtimore, e në veçanti të objekteve të banimit.
Në këtë pikë ku konsiston puna juaj, si bashkëpunohet me klientë?
Zakonisht e analizojmë rutinën e klientit, si me çfarë merret, çfarë moshe ka, çfarë hobi, cilat ambiente i pëlqejnë më shumë për të arritur në arkitekturën më optimale për të.
A ekziston edhe në këtë profesion thënia se klienti është mbret?
Patjetër, por ndodh që klienti nuk e di saktësisht se çfarë do e në jemi pak në rolin e këshilltarit të mbretit.
Si përshkruhet një klient i keq?
Nuk mund të them që ka klient të keq mirëpo kemi klientë me të cilët është pak më i veshtirë bashkëpunimi për arsye se nuk e kanë të qartë se çfarë me të vërtetë duan. Problemi më i madh me këta klientë është që e shohin një shtëpi diku në një fotografi dhe thonë: ma vizato këtë! Një klienti të tillë nuk i nevojitet një arkitekt, por ndoshta një vizatues teknik.
Çfarë duhet të zgjedhim ne më përpara, një arkitekt me përvojë të madhe por që ka mbetur pak më klasik apo një arkitekt të ri që është më bashkëkohor?
Shtëpinë duhet parë pak edhe si investim, nëse arkitekti i vjetër e bën objektin shumë klasik dhe për kohën s’ka asnjë vlerë artistike, nesër një projekt i tillë ndoshta nuk do të këtë shumë vlerë në treg. Por nëse një arkitekt e bën projektin shumë bashkëkohor, atëherë ke një pasuri të patundshme që vlera mund t`i rritet ende. Është vështirë të caktohet një vijë e kuqe ndërmjet arkitektëve klasikë dhe atyre bashkëkohorë për arsyen se ka gjithmonë klientë për të dyja palet.
Cili është trendi aktual i ndërtimit, si ngjyrat e kështu më radhë?
Varet edhe prej lagjes ku ndërtohet. Nëse shkojmë në lagje të vjetra, nuk preferojmë ngjyra shume të dallueshme në mënyrë që objekti të inkuadrohet sa më mirë në lagje. Në këtë pikë ekzistojnë edhe kritere ligjore në disa zona që i përcaktojnë disa elemente të pamjes së jashtme. Ndryshe, lidhur me trendin e objekteve më të reja, i kemi fasadat të cilat kanë më shumë hapje, për të mundësuar sa më shumë ndriçim natyral duke marrë parasysh edhe kohën e shkurtër me diell në Zvicër.
E-Diaspora
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc Maratonistja dhe alpinistja nga Zvicra shënon një arritje historike në majën më të lartë të Alpeve,...
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
-
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë
-
Valon Behrami rrëfen rrugëtimin nga Kosova në futbollin elitar në librin “Ylli i Futbollit”
-
Endriti e Natyra, dy shqiptarët që sollën inteligjencën artificiale në DEF CON 33 në Las Vegas
Jeta në Austri
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik Regjistrimet e makinave në Austri në korrik 2025 u rritën me 31.6%, të udhëhequra nga rritja...
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve