Lajme

Mbërrijnë edhe ushtarët austriakë në Kosovë

Batalionit i forcave operative të Austrisë sot ka zbarkuar në aeroportin e Gjakovës

Majori Peter Bart ka thënë  për mediat kosovare se kanë arritur komandanti i njësisë dhe disa ushtarë të cilët do t’i marrin pajisjet dhe do të bëjnë përgatitjet për ardhjen e ushtarëve tjerë.

Austria me kërkesë të KFOR-it deri më 1 maj do të dërgojë 150 ushtarë, të cilët para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Në një deklaratë për APA, ministri austriak i Mbrojtjes, Norbert Darabos, tha se ushtarët nga përbërja e ORF-së do të qëndrojnë së paku katër javë në Kosovë.

Ushtarët nga ky njësitë kanë qenë edhe më herët në Kosovë.

Komanda e KFOR-it njoftoi dje 70 ushtarë të Batalionit të II-të të forcave operative gjermane, kanë arritur në Kosovë. Pjesa tjetër do të vendoset deri të hënën.