Lajme
Të mos fundosemi në çoroditje!*
Në jemi të aftë s’do mend, por se nuk jemi të gatshëm të arrijmë nivel më të lartë të emancipimit civilizues dhe të qytetarisë, kjo është e çuditshme dhe turpëruese… Kohët e fundit disa ngjarje të dhunshme që ndodhën në diasporë sikur ndikuan ose së paku krijuan ndjesinë e përkeqësimit të imazhit edhe ashtu të […]
Në jemi të aftë s’do mend, por se nuk jemi të gatshëm të arrijmë nivel më të lartë të emancipimit civilizues dhe të qytetarisë, kjo është e çuditshme dhe turpëruese…
Kohët e fundit disa ngjarje të dhunshme që ndodhën në diasporë sikur ndikuan ose së paku krijuan ndjesinë e përkeqësimit të imazhit edhe ashtu të dëmtuar të shqiptarëve në Perëndim. Pa dyshim se kjo është e dhimbshme dhe përjetohet keq në Kosovë dhe gjithkund ku ka shqiptarë, sepse pesha globale e veprimeve të dhunshme kur bartës janë shqiptarët jashtë vendit është pakrahasimisht më e rëndë dhe më denigruese sesa akte të ngjashme që mund të ndodhin brenda territoreve shqiptare.
Një akomodim i tepruar i shqiptarëve në Perëndim sikur i zhveshi nga përgjegjësia, duke mos qenë të vetëdijshëm se kjo paraqet një goditje të rëndë në besimin në progres dhe në aftësinë për emancipim kombëtar e qytetar në përputhje me ecjen globale të popujve qytetërues.
Me një qasje moderne ndaj fenomenit etnopsikologjik të hakmarrjes te shqiptarët mund të gjykojmë se gjeneza e kësaj dukurie si relikt sociopolitik dhe religjioz na del e imponuar, e bartur dhe e përvetësuar nga e kaluara jonë historike, por si t’i gjendet arsyeshmëria qytetare kësaj dukurie sot, kur bartës janë edhe pjesëtarë nga gjenerata e mesme dhe kjo e reja, të cilat kanë kaluar edhe dekada qëndrimi e jete në Perëndim, ku kultura juridike e drejtësisë ka stabilitet dhe funksionon ligjërisht. Pse edhe tani të rinjtë shqiptarë, edhe kur kanë motiv, duhet ta marrin vetë drejtësinë në dorë? A nuk është kjo kundërproduktive për vetë ata, a nuk i dëmton kjo thelbësisht familjet e tyre dhe të ardhmen e përgjithshme të shoqërisë shqiptare!
Nocioni i progresit nënkupton respektimin e ligjit dhe të institucioneve të drejtësisë. Përfillja e procedurave ligjore është kulturë qytetare, e cila reflekton gjerësisht në shumë drejtime. T’i hedhim konturat e një të ardhmeje prosperuese dhe të qartësojmë aq sa mundemi imazhin e progresit shoqëror është domosdoshmëri kohe për diaporën shqiptare dhe jo vetë atë. T’i harrojmë përkujtimet e dhimbshme të së kaluarës dhe të ndryshojmë gjykimin për hakmarrjen, të ndërpresim erozionin e paqes sonë shpirtërore e përgjithësisht kombëtare, ta rrënjosim idenë dhe besimin në të ardhmen progresive si rrugë e vetme për emancipim kombëtar dhe kulturë qytetare evropiane e botërore.
A nuk është mjaft bindëse kostoja e mostolerancës dhe pasojat e saj për individin, a nuk duhet të përpiqemi vetëdijshëm për frenimin e pasioneve dhe të pengojmë shfrimin e pakontrolluar mbi viktimën, duke pasur parasysh të ardhmen tonë. Si ta transformojmë vetveten, duke ruajtur ndjenjën e identitetit dhe të bëhemi konkurrues në kulturën e përbotshme, për ta bërë veten shoqëri të dinjitetshme në familjen e popujve të qytetëruar. Të shfrytëzojmë mundësitë që krijojnë bashkëpunimi, bashkëjetesa e qasja në informacionin global.
Që para më shumë se 50-vjetësh Adem Demaçi në romanin “Gjarpërinjtë e gjakut” tërhoqi vërejtjen se kjo dukuri e shëmtuar nuk u bënë nder shqiptarëve. Andaj ta shporrim si diçka të panevojshme, të tejkaluar, prapakthyese dhe shumë të dëmshme për rëndësinë globale të përparimit tonë shoqëror e civilizues. Si të dëshmojmë se meritojmë të respektohemi si shoqëri bashkëkohore kur dukuri vrasjeje, dhune e krimi të natyrave të ndryshme manifestohen pothuajse çdo ditë nëpër mediet informative anembanë botës. Ç’është e vërteta, dukuri të tilla ndodhin edhe në shoqëritë e tjera, por dëmi medial që shkaktohet kur bartës të tyre janë shqiptarët s’do mend se është tmerrësisht më i madh dhe ato përbaltin imazhin tonë në këtë kohë kur do të duhej ta dëshmonim të kundërtën.
Andaj të shfrytëzohen të gjitha potencialet tona shoqërore dhe të mobilizohemi për përmirësimin e integritetit tonë shoqëror dhe identitetit tonë kombëtar si shoqëri e denjë për respekt.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













