Lajme
Gjermania edhe më afër Kosovës
Zyrtarisht, Gjermania ka të regjistruar edhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare në Prishtinë
Pas atyre amerikane, franceze, asaj vendore të Kosovë, si dhe shumë shoqatave të biznesit si zvicerane, turke, sllovene apo kroate, nga e mërkura edhe zyrtarisht, vendi ka të regjistruar edhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Hapja e saj u bë në prani të shumë biznesmenëve kosovarë dhe gjermanë, përfshirë edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj apo Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës, Ernst Reichel.
President i parë i kësaj Ode është zgjedhur nj ditë më parë biznesmeni kosovar, Remzi Ejupi, pronar i kompanisë së njohur të fluturimeve “Eurokoha Reisen”.
Në hotelin “Swiss Diamant” në qendër të Prishtinës, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të tjerë si dhe personalitetet nga komuniteti i biznesit, Ejupi, pasi falënderoi anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare për besimin e dhënë, tha se tashmë është koha për të punuar.
Duke mos e zgjatur shumë, ai fjalën ia dha Ambasadorit gjerman në Kosovë, Rechiel, i cili edhe një herë potencoi se shteti i tij është një nga donatorët kryesor të Kosovës, në këto trembëdhjetë vjetët e fundit.
Edhe ai, përmendi punën që duhet bërë, duke rikujtuar se ka shumë për të bërë, në mënyrë që të intensifikohen lidhjet e biznesit ndërmjet dy vendeve.
“Ne e kemi për detyrë ta bëjmë këtë”, tha Ambasadori, duke rikujtuar se firmat dhe kompanitë gjermane, jo vetëm që kanë nevojë për siguri, por iu duhet edhe informacion i saktë për ambientin investues në Kosovë.
Edhe në këtë rast, kreu i diplomacisë gjermane në Kosovë nuk harroi të përmend korrupsionin, fjalë e cila kohëve të fundit çdo herë e më shumë është duke zënë vend në fjalorin e përfaqësuesve të huaj në vend.
“Ato (kompanitë gjermane) kanë nevojë për transparencë gjatë procesit të tenderimit, kushte stabile dhe liri nga korrupsioni”, tha Reichel, sipas të cilit, hapja e Odes Ekonomike Gjermano-Kosovare është vetëm një hap.
“Shumë shpejt Oda do të jetë në gjendje t’i bashkojë kompanitë kosovare me ato gjermane”, u shpreh ai, i cili ndër të tjerë, falënderoi financuesit e këtij projekti, bankën “Pro Credit” dhe kompaninë “Eurokoha”.
Mbështetëse e këtij projekti, u tha se është edhe Oda Ekonomike e Kosovës, drejtori i së cilës, Safet Gërxhaliu, në fjalën e tij, tha se hapja e këtij mekanizimi, është edhe një falënderim për atë çfarë Gjermania ka bërë për Kosovën.
“Është obligim i madh moral yni që të përkrahim këtë iniciativë duke e ditur rëndësinë dhe qëllimin”, tha Gërxhaliu në fjalën e tij.
Sipas Gërxhaliut, hapja e kësaj ode është përkushtim i Gjermanisë që Kosova të mos mbetet vrimë e zezë në rajon, sidomos tash kur imazhi i saj është mjaft i dëmtuar në Gjermani.
Me hapjen e Odes Ekonomike Gjermano-Kosovare, si degë e Odes Ekonomike të Gjermanisë, ky institucion tashmë ka 128 zyre në tërë botën. Oda Ekonomike Kosovaro – Gjermane është një iniciativë e ndërmarrësve publik dhe firmave private.
Iniciativa për themelimin e kësaj Ode, doli nga ndërmarrjet kosovare dhe u përkrah nga Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse në pajtim me ligjet e Kosovës. Oda, në çështjet ekonomike, do të jetë një partner i rëndësishëm kontaktues i Unionit të Odave Gjermane Tregtare dhe Industriale (DIHK) në Berlin dhe i strukturave të tij në Ballkanin Perëndimor.President i parë i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare u zgjodh Remzi Ejupi nga firma Eurokoha.Anëtarët tjerë të Bordit janë:- Josef Obermaier (SAG), Zëvendëspresident- Arta Rexhepi-Krypa (Procredit Bank), Përgjegjëse e Thesarit- Fadil Berjani (Dilloni Benz), Anëtar i Bordit- Valon Berisha (Siemens), Anëtar i Bordit- Bekim Xhafa (CEO), Anëtar i Bordit- Sylejman Berisha (Knauf Insulation), Anëtar i BorditSa kushton anëtarësimi?Për secilën kompani që dëshiron të anëtarësohet dhe të përfitojë beneficionet e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka një procedurë. Ka një formular prej dy faqesh ku duhet shkruar të dhënat përkatëse të kërkuara. Tarifat vjetore të anëtarësimit janë të ndara në grupe. Personi fizik duhet të paguajë 300 euro, kompanitë deri në pesë të punësuar paguajnë gjithashtu 300 euro, ato me gjashtë deri njëzet të punësuar duhet të paguajnë 600 euro, Organizatat Joqeveritare, shoqatat dhe federatat gjithashtu 600 euro, kompanitë me më shumë se njëzet të punësuar duhet të paguajnë 900 euro. Në formular përmendet edhe anëtarësimi “Premium” i cili kushton 3 mije euro ndërkohë që procedimi i aplikimit kushton 130 euro.Çfarë përfiton kompania e anëtarësuar? Të gjitha kompanitë e regjistruara nga 900 euro e lart, përfitojnë këto shërbime nga OEGJK. Ato përfitojnë pjesëmarrje në të gjitha seminaret dhe takimet biznesore si dhe zbritje çmimi për të gjitha aktivitetet me pagesë. Informacione bazë mbi tregun gjerman dhe atë kosovar si analiza të tregut, revista, gazeta, forume dhe qasje në dokumentet e nevojshme. Pjesëmarrje dhe posedim të një katalogu ekonomik që do të publikohet më vonë. Do të përfitojnë vendosjen e profilit të kompanisë në faqen zyrtare të Odës, pastaj pjesëmarrje në misione tregtare.Do të ketë edhe përgjigje edhe nëpërmjet telefonit, e-mailit e faksit për pyetjet që mund të kenë kompanitë si dhe publikim të kërkesës për bashkëpunëtorë të biznesit. Çfarë përfitimi shtesë kanë anëtarët “Premium” që paguajnë 3 mijë euro anëtarësim në vit?Logoja e kompanisë së tyre do të vendoset në të gjitha botimet zyrtare te OEGJK, si në faqen e internetit, banerë, posterë, broshura etj. Pjesëmarrje në misione tregtare ekskluzive, pastaj reklamimi pa pagesë në revistë apo katalog dhe pjesëmarrje në aktivitete ekskluzive si takime me përfaqësues të lartë nga biznesi dhe politika.
Në prezantimin zyrtar, u tha se aktualisht anëtarë të kësaj ode janë 39 ndërmarrje dhe kompani të profileve të ndryshme, si ndërtimore, projektuese, elektronike tregtuese etj.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









