Lajme
Rona me këngën “Suus”në Rumani
Rona do të paraqitet edhe në koncertin tradicional ‘Eurovision in Concert’, i cili, më 21 prill, organizohet në Amsterdam të Holandës
Pas Podgoricës, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Rona Nishliu në kuadër të fazës së promovimit të këngës së saj ‘Suus’, ka udhëtuar drejt Bukureshtit (Rumani), me qëllim të pjesëmarrjes në emisionet televizive në kuadër të televizioneve Antena 1, TV Rumania si dhe TVR1.
Kjo javë nuk mbyllet vetëm me këtë vizitë, meqë Rona do të paraqitet edhe në koncertin tradicional ‘Eurovision in Concert’, i cili, më 21 prill, organizohet në Amsterdam të Holandës, raportojnë mediat në Prishtinë.
Triumfi në festivalin tradicional të këngës shqiptare i ka mundësuar këngës ‘Suus’ rrugëtimin drejt Baku-së, në Azerbajxhan, ku, në garën e madhe të këngës europiane, Rona do ta perfaqësojë Shqipërine. Në këtë festival prestigjioz Rona Nishliu do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, ndërkaq, sipas shortit, ajo këndon e pesta me radhë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











