Lajme
Tensione në Maqedoni, bëhet thirrje për qetësi
Rreth 30 persona po mbahen nga organet policore të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovc të komunës Butel të Shkupit, ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.
Ajo ka theksuar se njësitet policore janë në terren dhe se po ruajnë rendin dhe qetësinë.
Sipas saj, MPB apelon për qetësi dhe mos tensionim të situatës nga ana e banorëve, dhe shmangien e dezinformatave të ndryshme, raortojnë mediat në Shkup.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka bërë të ditur se katër vetura janë sulmuar me gurë, si dhe dy autobusë të linjës që çon drejt fshatit Luboten të Shkupit,
Ndërkohë, drejtuesit e institucioneve dhe partitë politike në Maqedoni kanë dënuar vrasjen e pesë personave në Shkup, ndërsa kanë bërë thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të aktit, për të mos lënë hapësirë për manipulime të ndryshme, që mund të shkaktojnë tensione ndëretnike në vendndërsa ka pasur tentime edhe për dëmtimin e pronës private. është informuar gjithashtu edhe për tentimin për të sulmuar një ekip të gazetarëve. Edhe Ambasada Shteteve të Bashkuara në Maqedoni ka shprehur keqardhje për vrasjen e pesë personave në afërsi të Shkupit, ndërsa nga të gjitha palët ka kërkuar ruajtje të qetësisë dhe përmbajtje nga spekulimet dhe pohimet e pavërtetuara.
“Jemi në dijeni se autoritetet kanë filluar hetime për incidentin dhe gjetjen e autorit apo autorëve të kësaj vepre të tmerrshme. Mbështesim përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vazhduar hetimin dhe procedurat ligjore në kohë të duhur. Gjithashtu mbështesim kërkesën për bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të mblidhen të gjitha të dhënat për vrasjet”, thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane në Shkup.
Për vrasjen e pesëfishtë është biseduar edhe në një takim që ambasadori amerikan, Poll Uollers, ka pasur të enjten me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
“Bashkëbiseduesit u dakorduan se institucionet e vendit duhet të jenë aktive edhe në menaxhimin e situatës, por edhe në hetimin dhe zbardhjen e menjëhershme të krimit. Qytetarët, mediat dhe të gjithë opinionbërësit gjithashtu duhet të japin kontributin e tyre, duke mos paragjykuar motivet për këtë krim”, thuhet në kumtesën e BDI-së, të publikuar pas takimit Uollers-Ahmeti.
Incidenti është dënuar edhe nga Partia Demokratike Shqiptare, e cila ka apeluar te të gjithë qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e spekulimeve dhe provokimeve të ndryshme.
“Kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin në fjalë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e PDSH-së.
Në afërsi të një liqeni artificial në fshatin Smillkovë të Shkupit, janë gjetur të vrarë pesë persona të etnitetit maqedonas.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











