Lajme
NATO kërkon kujdesë nga institucionet dhe populli i Kosovës në veri
Komandanti i krahut jugor të NATO-s në Napoli, admirali Bruce W. Clingan, e siguroi presidenten kosovare, Atifete Jahjaga, se aleanca veriatlantike vazhdon të jetë e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit të saj, ruajtjen e paqes dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Admirali Clingan i bëri këto komente pas një takimi që zhvilloi me presidenten kosovare.
Ai shprehu interesimin e veçantë të NATO-s që të ndihmojë konsolidimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila sipas vlerësimeve të KFOR-it ka arritur kapacitetin e plotë operacional.
“NATO-ja përcjell nga afër zhvillimet në Kosovë dhe pret që institucionet dhe populli i Kosovës të jenë vigjilentë ashtu si edhe deri më tani dhe të mos lejojnë që incidentet individuale të përdoren për arritjen e qëllimeve politike dhe krijimit të një klime të pasigurisë e jotolerancës”, ka thënë admirali Clingan, thuhet në një komunikatë të Presidencës.
Sipas komunikatës, Presidentja Jahjaga, ka deklaruar se forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës.
Ajo ka theksuar se Kosova është një rrëfi m suksesi i përbashkët i popullit të Kosovës, institucioneve të saj dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe theksoi se së bashku duhet të vazhdohet të vlerësohen të arriturat.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










