Lajme
Zvicra nuk pranon më pasaportat “jugosllave”
Shteti i Zvicrës nuk i pranon më pasaportat e vjetra jugosllave ashtu si dhe pasaportat jo biometrike të Shqipërisë dhe të Maqedonisë
Zyra Federale për Migracion përmes një komunikate për shtyp njofton se pasaportat e vjetër të ish Republikës Federative të Jugosllavisë ashtu si dhe pasaportat e vjetra të Shqipërisë dhe të Maqedonisë janë shpallur të pavlefshme dhe si të tilla ato janë jashtë qarkullimit.
Poseduesve të pasaportave jugosllavë mund t`u ndalohet hyrja në Zvicër, thuhet në komunikatë.
“Në nëntor të vitit 2011 Serbia (si shtet trashëgimtar i ish Republikës së Jugosllavisë) kishte informuar se pasaportat e ish Jugosllavisë do të ishin të vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor 2011.
Me këtë vendim, duke filluar nga 1 janari 2012 qytetarët e Serbisë mund të udhëtojnë vetëm me pasaportën serbe. Kjo vlen veçanërisht edhe për udhëtimin e tyre në Zvicër”, thekson komunikata.
Duke qenë se edhe më tutje shumë persona vazhdojnë të udhëtojnë me pasaporta jugosllave, Zyra Federale për Migracion bën me dije se edhe Zvicra, nga 1 janari 2012 nuk i pranon më pasaportat jugosllave. Personave të cilët mund të identifikohen vetëm me pasaportën jugosllave mund tu ndalohet hyrja (dhe rihyra) në Zvicër.
Zyra Federale për Migracion u rekomandon poseduesve të pasaportës jugosllave që urgjentisht, para se të udhëtojnë jashtë vendit, të pajisen me pasaportë të re.
Komunikata bën të ditur se vendimi ka të bëjë edhe me pasaportat jo biometrike të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.
Edhe Shqipëria dhe Maqedonia i kanë shpallur të pavlefshme pasaportat e caktuara. Sipas deklaratave të shteteve të përmendura, të gjitha pasaportat jo biometriket këtyre dy shteteve nuk janë më të vlefshme dhe për këtë arsye nuk do të pranohen më nga Zvicra në vendkalimet kufitare.
Për të evituar kthimin mbrapa nga kufiri zviceran, Zyra Federale u rekomandon edhe poseduesve të pasaportave jo biometrike të Shqipërisë dhe të Maqedonisë që urgjentisht të bëjnë kërkesën për pasaportën biometrike, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit








