Lajme
Shqipëria dhe Kosova me treg jo konkurrues
“Partneriteti ekonomik me Shqipërinë është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimit të besimit reciprok në mes të bizneseve kosovare dhe atyre shqiptare, dhe sa më i avancuar të jetë ky bashkëpunim në mes të dy ekonomive komplementare dhe jo konkurruese do të jetë më serioz ndaj një populli në dy shtete të ndara, ndaj investitorëve potencial nga jashtë, ndaj fondeve strukturale evropiane dhe mbi të gjitha ndaj Brukselit si pikësynim i përbashkët i të dyja shteteve”, ka deklaruar kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu gjatë një takimi me kryetarin e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Zhilla.
Gjatë një takimi në Odën Ekonomike të Kosovës, në Prishtinë është biseduar për sfidat aktuale në bashkëpunimin ekonomik në mes të dy komuniteteve të biznesit, për pasojat dhe dëmet që ka shkaktuar pengimi i depërtimit të patates së Kosovës në Shqipëri.
Kryetari i OEK, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se do t’i bëj një kërkesë Doganave të Kosovës lidhur me mundësinë e zgjatjes së orarit të punës së doganierëve kosovarë në pikën kufitare në Vermicë.
“Pritja e bizneseve nga Shqipëria në pikën kufitare prej orës 19:00 në mbrëmje deri në ora 08:00 të mëngjesit të ditës së nesërme është një barrierë e cila e pengon avancimin e bashkëpunimit ndërshtetërorë”, ka deklaruar Zhilla.
Po ashtu ai ka përsëritur premtimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha që në raporte tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të eliminohen të gjitha barrierat sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik reciprok dhe të rrisim atraktivitetin për investitorë të huaj.
Nga ana tjetër kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Arsim Gerxhaliu ka theksuar se pas ndërtimit të rrugës së Kombit interesimi i kosovarëve për blerjen e apartamenteve në Shqipëri është në rritje e sipër.
“Vetëm në vitin 2011 janë blerë banesa dhe apartamente me një vlerë prej afër 30 milion eurosh, por kjo në të njëjtën kohë obligonë që partneriteti ekonomik të jetë në fokus pasi që pa bashkëpunim ekonomik dhe shfrytëzim maksimal të gjitha potencialeve kooperative rruga e Kombit dhe investimet në infrastrukture nuk do të kenë efektin e pritur”, ka thënë Gerxhaliu.
Mysafirët nga Tirana kanë ftuar komunitetin e biznesit në Kosovë, të cilët kanë përvojë evropiane në menaxhim të hoteleve,restoranteve dhe agjensioneve turistike që të jenë të orientuar drejtë Shqipërisë për të gjetur mundësinë e marrjes së hoteleve në Shqipëri për menaxhim dhe shfrytëzim, pasi që shumë hotele në Shqipëri janë të pa shfrytëzuara nga vetë fakti i mungesës së aftësive menaxheriale, aftësi të cilat shumë kosovarë i posedojnë por nuk kanë kapital për të ndërtuar kapacitete të tilla hoteliere.
“E tërë kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e shfrytëzimit të mundësive dhe kapaciteteve hoteliere në Shqipëri përmes sistemit know- how dhe kuptohet të arrihen efekte të dyanshme pozitive”, është thënë në këtë takim.
Të dyja palët u pajtuan se vërtetë duhet të avancohet dialogu me tematika ekonomike në mes të dyja Shteteve dhe duhet të eliminohen të gjitha barrierat që e pengojnë këtë proces dhe të kthehet besueshmëria në mes të dy komuniteteve për projekte dhe investime të përbashkëta në të ardhmen sepse nga ky ngërç i krijuar për momentin mund të përfitojnë shtetet e rajonit dhe me gjerë e jo vetëm Kosova dhe Shqipëria.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










