Lajme
Një ishull pleqsh të Zvicrës gjermane në Kroaci
Ndërkohë që oferta duket mjaft joshëse, jo të gjithë e vlerësojnë atë si pozitive
Të sigurosh strehimin në një shtëpi pleqsh në Zvicër, është një luks që nuk mund t`ia lejojë vetes secili. Në mes të 72.000 dhe 120.000 frangave në vit duhen paguar për të kaluar vitet e fundit në një strehë të tillë. Dhe pikërisht në këtë shtrenjtësi një firmë nga Gjeneva ka gjetur hapësirën për të nisur një biznes që premton. “Në Kroaci ne mund të ofrojmë shërbimin e njëjtë me çmimin përgjysmë më të ulët”, thotë për portalin 20minuten.ch drejtori i firmës Novacorpus Stephane de Buren.
Dhe ai siguron se ky çmim nuk nënkupton ulje të cilësisë së shërbimit. “Ne do të krijojmë atje një ishull të Zvicrës gjermane, me standarde të larta medicinale, me personel gjermanishtfolës me një infrastrukturë moderne – dhe me “rösti” (gjellë tipike zvicerane) për darkë, shton de Buren.
Ndërkohë që oferta duket mjaft joshëse, jo të gjithë e vlerësojnë atë si pozitive. Kështu, drejtori i bashkësisë së shtëpive të pleqve “Curaviva”, Hansueli Mösle hedh shumë pikëpyetje rreth projektit. “Të strehuarit do të detyrohen të jetojnë shumë larg nga familjarët, pastaj mungojnë shumë elemente me të cilat janë mësuar në vendin e tyre dhe arkat shëndetësore nuk paguajnë asnjë cent nga shpenzimet”, tërheq vërejtjen ai.
Ndërsa Margrit Kessler nga organizata për mbrojtjen e pacientëve për projektin flet si për një “syrgjynosje çnjerëzore”. Yvonne Gilli, mjeke dhe deputete nacionale nga të gjelbrit shprehet e tmerruar: “Është e njohur se një çrrënjosje e tillë mund të ndikojë mbi shëndetin e njeriut”, thotë ajo.
Por ndryshe mendon deputeti i FDP-së dhe profesori i mjekësisë, Felix Gutzwiler. ”Një ofertë interesante por është me rëndësi që ofertuesit tu përmbahen standardeve ndërkombëtare dhe duhet që personat të cilët kanë nevojë për përkujdesje (pleqtë) të jenë në gjendje për të vendosur vetë. Një rast si ai i “Indisë” – kur gruaja e braktisi burrin e papërgjegjshëm duke “e strehuar” te një familje e atjeshme ku edhe vdiq – nuk guxon të ndodhë”, ka thënë Gutzwiler.
Ndërsa deputeti nga SVP-UDC-ja Toni Bortoluzzi është shprehur: “Fundja, nuk është dëm nëse shtëpitë e pleqve në Zvicër fitojnë pak konkurrencë”.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











