Lajme
Lehtësira për biznes, por pak investues
© albinfo.ch: Adriatik Stavileci
Shteti ka nisur thjeshtëzimin e procedurave për të bërë biznes. Kompania regjistrohet pa taksa e pagesa tjera, por investime nuk ka. Edhe ato që janë, duket se më shumë mendojnë të largohen.
Qeveria e Kosovës ka nisur të krijojë lehtësira për të gjithë ata që duan të hapin ndonjë biznes.
Në përpjekje për të bërë vendin sa më atraktiv, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka filluar të shkurtojë procedurat burokratike.
Por pavarësisht kësaj, duket se investuesve të huaj, pak u mbushët mendja se në këtë vend mund të fitojnë nga të bërit tregti.
Kompanitë e mëdha që kanë investuar numërohen në gishta e ndërkohë ka të tilla si ajo ndërtimore nga Austria, “Strabag”, e cila thuhet se po e braktis Kosovën.
Kompania e cila në vitin 2006 kishte blerë njërën nga guroret më të mëdha të ish-Jugosllavisë, në afërsi të Drenasit, mendohet se për shkak të konkurrencës jo të ndershme dhe ndikimeve politike, ka nisur të shes të gjitha makineritë për t’u larguar nga vendi.
Në fakt, regjistrimi i bizneseve tashmë është procedurë shumë e thjeshtë. Por regjistrimi nuk do të thotë se dikush edhe do të investojë.
© albinfo.ch: Arta Istrefi
Arta Istrefi, një nga këshilltaret për media e ministres së Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, ditë më parë ka deklaruar se investimet më të mëdha në Kosovë vijnë nga Turqia, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra, Maqedonia, Austria dhe Sllovenia.
Në përpjekje për të joshur investuesit e jashtëm, duket se i gjithë zinxhiri përkatës shtetëror është vënë në lëvizje.
Lehtësira janë duke u bërë edhe në sistemin e Doganave të Kosovës. Adriatik Stavileci, zëdhënës i këtij institucioni ka konfirmuar për Albinfo.ch se pas reduktimit të dokumenteve për import, që ka ndodhur në fillim të këtij viti, Dogana e Kosovës, nga java e kaluar ka vendosur që kompanitë të cilat importojnë apo eksportojnë, nuk janë më të detyruara të bëjnë marrjen e certifikatave të import-eksportit.
Sipas tij, në drejtorinë e Doganës së Kosovës, deri më tani janë lëshuar certifikata import-eksportit për bizneset, të cilat fillimisht janë regjistruar pranë MTI-së dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
“Konform dispozitave të Kodit Doganorë dhe të Akcizave lidhur me regjistrimin e subjekteve ekonomike është marre vendim që nga data 2 prill 2012, të gjitha subjektet ekonomike që regjistrohen pranë agjencionit për regjistrim të biznesit dhe Administratë Tatimore të Kosovës-se, tash e tutje nuk do të regjistrohen edhe pranë zyrës për regjistrim të bizneseve në Doganën e Kosovës”, thotë Stavileci për Albinfo.ch.
Tentimi që të krijohen lehtësira për të bërë biznes, ka futur në garë edhe komunat e vendit. Duke shfrytëzuar kompetencat që u lejon ligji, ato kanë nisur se cila më përpara do të krijojë kushte sa më të thjeshta në këtë drejtim.
E para që mori mirënjohje si komuna më ë mirë në krijimin e lehtësirave për të bërë biznes, doli të jetë Mitrovica.
Asociacioni i Komunave të Kosovës, i ka ndarë edhe mirënjohje kësaj komune, duke e quajtur si një pikë referimi në vend, sa i përket shkurtimit të procedurave për regjistrimin e një biznesi.
© albinfo.ch: Gani Shala
Gani Shala, Drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se Qendra komunale bizneseve e quajtur “One to shop”, është formuar në bazë të një memorandumi mirëkuptimi në mes të Zyrës për regjistrimin e biznese dhe Komunës së Mitrovicës.
“Krijimi i këtyre qendrave nëpër komuna dhe konkretisht kjo në Mitrovicë ka shkurtuar procedurat dhe kohën e regjistrimit të një biznesi”, ka thënë ai.
Derisa në vitin 2010 janë regjistruar 156 biznese, në vitin 2011 në Mitrovicë janë regjistruar 347 të tilla.
E në garën se kush më shumë do të paraqesë lehtësirat që ofron shteti për të bërë biznes, duket se ka përfshirë të gjithë zyrtarët e lartë të vendit.
Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, është jashtëzakonisht e angazhuar që të bëjë eliminimin e të gjitha barrierave të mundshme, për të hyrë në treg.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës, ka vënë para vetës një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, që në fokus të parë të vihet zhvillimi ekonomik i vendit, e të ruhet stabiliteti makrofiskal, në kohëra krizash.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve, imazhi jo i mirë i vendit në botë i krijuar nga hetime, dyshime e madje deklarime edhe të Ambasadorëve të huaj në vend për nivelin e lartë të korrupsionit, dyshohet e mban larg investitorët.
Kjo ka bërë që në vend, të mbetet ende i lartë niveli i papunësisë, madje nga 30 deri në 45 përqind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














