Lajme
Shumëfishim i remitancave të mërgimtarëve në Maqedoni
Dërgesat e mërgimtarëve në Maqedoni janë rritur nga 349 milionë në vitin 1998, në 1.7 miliardë dollarë në 11 muajt e parë të 2011-ës
Kështu tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore të Maqedonisë për transferet private nga jashtë vendit. Ky shumëfishim i remitancave të mërgimtarëve, i detyrohet si rritjes së numrit të mërgimtarëve jashtë vendit, ashtu edhe faktit se në kushte të rritjes së madhe të çmimeve në vend dhe vështirësisë të përballimit të harxhimeve të jetesës, shpëtim i vetëm janë të hollat që dërgohen nga mërgimi për familjarët e tyre në vend, raporton Koha në Shkup.
Në Maqedoni mungon një statistikë më precize apo shifër e saktë e mërgimtarëve qoftë ata të mërguar para viteve 90’, nga ish shteti jugosllav, qoftë të atyre të emigruar jashtë pas pavarësisë së Maqedonisë, por vlerësohet se numri i tyre është i shprehur në qindra mijë, që në pjesën dërmuese janë shqiptarë.
Ekspertët thonë se rritja e dërgesave të mërgimtarëve i detyrohet situatës së përkeqësuar ekonomike në vend dhe rënies së standardit jetësor të qytetarëve, ku me të hollat e mërgimtarëve, në një pjesë të madhe financohet edhe deficiti në bilancin pagesor të vendit, që njëherësh paraqet një infuzion të vërtetët për një ekonomi si Maqedonia në mungesë të investimeve më të mëdha nga jashtë.
Mërgimtarët, jo vetëm që mbajnë gjallë ekonominë vendore, po ata i pengojnë trazirat sociale edhe po ndihmojnë në mbajtjen e Bruto Prodhimit Vendor të shtetit në nivele megjithëse të vogla, por pozitive.
Njohësit e ekonomisë vendore tregojnë se niveli i dërgesave të mërgimtarëve arrin në rreth 1.4 miliardë euro, që paraqet 19 për qind të Bruto Prodhimit të Vendit, pasi në kushte të krizës ekonomike, krahas rritjes së inflacionit dhe varfërisë, po rriten edhe remitencat.
“Kjo vjen si pasojë e varfërisë dhe rritjes së shpenzimeve jetësore ku edhe këto shifra rriten, pasi mërgimtarët i ndihmojnë familjet e tyre në kushte të rritjes së çmimeve. Për shembull, nëse më parë kanë dërguar 250 euro në muaj, tani dërgojnë nga 300 euro”, sqaron për koha në Shkup, profesori i ekonomisë, Besnik Fetai, sipas të cilit, ndihma e mërgimtarëve tani kryesisht është orientuar në mbështetjen financiare për familjarët dhe shumë pak për hapjen e bizneseve të reja.
Ndryshe, remitancat apo dërgesat e mërgimtarëve janë edhe ndër faktorët kryesor të shpëtimit të ekonomisë së Maqedonisë, duke ruajtur edhe stabilitetin makroekonomik të vendit dhe kursin stabil të denarit.
Një nga ndihmesat më të mëdha të devizave që mërgimtarët sjellin në vend, është tek bilansi pagesor i vendit si në mbulimin e minusit në deficitin tregtar, që vitin e kaluar ishte 2.55 miliardë dollarë amerikan.
Paratë e diasporës që kryesisht vijnë nga shqiptarët, ndikojnë dukshëm në rritjen e qarkullimit ekonomik në vend dhe në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike me vite të tëra.
Edhe këtë vit, ekspertët e ekonomisë nuk presin që të ketë luhatje më të madhe dhe rënie të të hollave që mërgimtarët sjellin në Maqedoni./albinfo.ch & koha.mk/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











