Sport
32 Kombëtare me sytë nga Moska
Nesër në Pallatin Shtetëror të Kremlinit do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Botërorit “Rusi 2018”. Do të jenë të pranishëm mbi 1 300 të ftuar, ndër të cilët 30 trajnerë, nga 32 gjithsej, të skuadrave të kualifikuara, që janë të ndara në katër vazo, përcjell albinfo.ch.
Në çdo grup duhet të jenë jo më shumë se dy skuadra evropiane. Kombëtaret që vijnë nga kontinentet e tjera, nuk mund të jenë në të njëjtin grup me përfaqësueset e së njëjtës konfederatë.
Përveç kritereve bazë, FIFA ka vendosur edhe disa rregulla të tjera përsa i përket shortit.
Rusia, e vendosur në një gogël të kuqe në vazon e parë do të jetë skuadra A1, e para e grupit të parë. Shtatë përfaqësueset e mbetura të vazos së parë do të jenë të parat e grupeve të mbetura nga B te H. 6 nga 8 grupe do të kenë nga dy skuadra evropiane, ndërsa 2 vetëm nga 1.
Siç dihet Zvicra është në vazon e dytë dhe mund të ketë short të vështirë, pasi në grupin e parë janë Argjentina, Brazili, Gjermania, Portugalia e Franca.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












