Lajme
Kosova e 69-ta, Shqipëria e 89-ta në botë për lumturinë
Vendi i parë në rajon sa i përket lumturisë është Kroacia, ndërsa ndër shtetet e rajonit pas Shqipërisë janë Maqedonia dhe Serbia
Sipas klasifikimit të bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria klasifikohet e 89-ta në botë për gjendjen e lumturisë.
Në renditjen e lumturisë për mbarë globin “World Happiness Report”, Shqipëria gjendet përkrah Tunizisë, Nikaraguas e Afrikës se Jugut, dhe pas Iranit, Libisë dhe Pakistanit.
Ndryshe nga Shqipëria, në raportin për gjendjen e lumturisë në botë që është realizuar nga ekspertët e Universitetit Kolumbian në SHBA, Kosova ndodhet disa vende me sipër në klasifikim, në pozicionin e 69-të.
Vendi i parë në rajon sa i përket lumturisë është Kroacia, ndërsa ndër shtetet e rajonit ne kemi lënë pas Maqedoninë dhe Serbinë, të cilat janë disa shkallë më poshtë.
Ajo që bie në sy në këtë klasifikim është një renditje shumë e dobët e Bullgarisë, që është ndër vendet e fundit në botë për lumturinë, ndërkohë që edhe hungarezët janë ndër vendet me renditje më të keqe në Evropë.
Zvicra në krye të listës me popullsinë më të lumtur në botëNë këtë raport është vënë re se shtetet e pasura, kryesisht vendet nordike, janë ato me popullsinë më të lumtur në botë. Në fakt, në krye të këtij klasifikimi ndodhet Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Holanda e më pas edhe Kanadaja, Zvicra, Suedia, Australia etj. Kurse SHBA renditet e 11-ta, ndërsa Britania e Madhe e 18-ta.
Vendet me varfëri më pak të lumtura
Sa u takon vendeve më pak të lumtura, ato janë ato më të varfrat, si: Togo Benin, Republika Qendrore e Afrikës dhe Siera Leone.
Elementet që janë marrë parasysh nga profesorët e Universitetit Kolumbian për përcaktimin e lumturisë janë: papunësia, mosha e vdekshmërisë dhe shëndetit mendor, zgjatja e martesave dhe qëndrueshmëria e familjes, si dhe numri i viktimave apo aksidenteve në vit.
“Ne shohim së pari faktorët e jashtëm më shumë (të ardhurat e punës, komuniteti, qeverisja, vlerat dhe feja), dhe pastaj ata më personalët (shëndeti mendor, shëndetit fizik, familja, edukimi, gjinia dhe mosha).
Në shumë raste ka një bashkëveprim ndërmjet faktorit dhe lumturisë. Për shembull, arsimi ndikon në lumturinë e një personi, por lumturia gjithashtu ndikon në aftësinë për të mësuar.
Po ashtu shëndeti ndikon në lumturinë dhe lumturia ndikon në shëndetin”, – thuhet në raport. Studime të tilla për indeksin e lumturisë në botë janë bërë kryesisht për kategori të caktuara popullatash, për grupe të margjinalizuara, apo të pasura, por kohët e fundit këto kanë qenë në qendër edhe të anketimeve të mediave apo agjencive të sondazheve.
Ky indeks i lumturisë njerëzore është një gur themeli në matjen e kësaj ndjesie te njerëzit, të cilët po jetojnë kohëra gjithnjë e më të vështira, me plot stres dhe ku është shumë e vështirë të kërkosh lumturinë kur të mungojnë paratë për të jetuar.
/Mapo & Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










