Lajme
Mërgimtarët nuk i sigurojnë shtëpitë e tyre në vendlindje
73% e të anketuarve në sondazhin e albinfo.ch kanë thënë se nuk i kanë siguruar fare shtëpitë e tyre nga vjedhjet eventuale në vendlindje
Mërgimtarët përveç që i kanë lënë shtëpitë ose banesat e tyre të zbrazta e të mobiluara nga brenda në Kosovë, duket se i kanë lënë edhe pa sigurim fare.
Për këtë, përveç që kanë treguar të dhënat zyrtare të policisë për vjedhjet e shumta, e konfirmon edhe sondazhi i realizuar nga portali albinfo.ch.
73% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk i kanë siguruar fare shtëpitë e tyre nga vjedhjet eventuale në vendlindje.
© albinfo.ch
Madje, 13 për qind e tyre nuk kanë menduar fare për këtë, ndërsa vetëm 14 për qind prej tyre flen rehat, ngase kanë thënë se i kanë siguruar mirë pronat e tyre të lëna bosh në vendlindje.
Derisa statistikat policore flasin për rritje të numrit të vjedhjeve në Kosovë, nga ana tjetër, kompanitë e sigurimit fizik në Kosovë kanë treguar për albinfo.ch se në aspektin teknik shtëpitë në të shumtën e rasteve mund të sigurohen përmes sistemit të alarmit dhe kamerave vëzhguese.
„Pajisjet e alarmit përfshijnë: centralin, shifratorin, detektorët dhe sirena e jashtme dhe të brendshme. Numri i detektorëve përcaktohet varësisht numrit të hyrjeve në shtepi apo hapjeve të tjera, si dritaret. Pajisjet mund të jenë me tela dhe pa tela (wireless)“,shpjegon drejtori i kompanisë „Besa Security“, Granit Hasani.
Pronarët e shtëpive mund të zgjedhin që kompanitë e sigurimit të monitorojnë shtëpitë e tyre duke vendosur një radiotransmiter në centralin e tyre dhe kompania e sigurimit mund të përcjellë sinjalet e hapjes, mbylljes, alarmit të thyerjes, alarmit të zjarrit, panik i butonit, si dhe gjendjen e baterisë.
„Klienti aktivizon dhe deaktivizon sistemin e alarmit me një kod 4- shifror. Ne rast alarmi, Besa Security intervenon me patrullat e saj për një periudhë shumë të shpejtë nga 3-5 minuta brenda qytetit dhe maksimum deri në 15 min jashtë qytetit“, tha shefi i „Besa Security“.
Madje ekziston mundësia e lajmërimit direkt të klientit në telefon mobil kudo në botë. Klienti kur lajmërohet në telefon dëgjon zhurmën e alarmit të aktivizuar.
Gjithashtu, klienti mund të rrisë sigurinë e shtëpisë së tij duke instaluar sistemin e videovëzhgimit me kamera IP. Kamerat mund t’i vezhgojë vetë klienti përmes internetit kudo në botë apo të kërkojë nga kompanitë e sigurimit që t’i vezhgojnë. Incizimet gjithashtu mund të ruhen nga 15 deri në 60 ditë!
Monitorimi me alarm për një shtëpi për një muaj kushton mesatarisht 30 euro, përkatëisht vetëm 1 euro në ditë.
„Çmimi i pajisjeve, varësisht nga madhësia e shtëpisë kushton nga 250 deri në 650 euro në maksimum, për sistemin me tela!
Monitorimi i sistemit me videovëzhgim mesatarisht kushton 70 euro në muaj“, ka folur për çmimet e shërbimeve për siguri, Granit Hasani.
Megjithëkëtë, qytetarët vetëdijesohen vetëm kur bëhen cak i grabitjeve, thonë përfaqësuesit e kompanive të sigurimit.
„Ne si kompani vazhdimisht bëjmë marketing, në mënyrë që të rrisim biznesin tonë, mirëpo qytetarët nuk janë të vetëdijesuar t’i kushtojnë vëmendje sigurisë së pronave të tyre“, thotë Granit Hasani nga “Besa Security”.
Ai i porosit mërgimtarët që të parandalojnë vjedhjen e të mos presin që të ndodhë vjedhja, e pastaj të sigurohen.
Sidoqoftë, vjedhjet e shtëpive dhe të banesave në Kosovë mbesin në nivel mjaft të lartë. Ditë më parë albinfo.ch kishte publikuar të dhënat e policies, të cilat tregojnë se hajnat e shtëpive janë mjaft aktivë.
Për vitin 2011, sipas të dhënave, në Kosovë kanë ndodhur 7 mijë e 902 vjedhje të shtëpive të banimit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











