Lajme

Boris Tadiq konfirmon dorëheqjen

Boris Tadiq, ka vendosur të tërhiqet nga posti i presidentit duke i hapur rrugën zgjedhjeve presidenciale në Serbi më 6 maj

Tadiq u tha gazetarëve në Beograd se do të kandidohet për zgjedhjet presidenciale.

Kundër-kandidatët i tij mbase do të jenë Tomisllav Nikolliq dhe Ivica Daçiq.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i presidentit mund të shkurtohet nëse ai paraqet dorëheqje.

Kushtetuta, po ashtu, kërkon që presidenti për dorëheqje e njofton opinionin dhe kryetarin e Kuvendit.

Prej momentit të dhënies së dorëheqjes, kompetencat e presidentit i merr kryetari i Kuvendit, në rastin konkret, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.

Sipas ligjeve në fuqi, shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë e bën kryetarja e Kuvendit