Lajme
Faton Topalli, kandidat për kryetar të Ferizajt
Lëvizja “Vetëvendosje” ka shpallur Faton Topallin kandidat të saj për postin e kryetarit të Ferizajt, të mbetur vakant pas dorëheqjes së ish kryetarit Bajrush Xhemali.
Një komision zgjedhor AdHoc (KZA i formuar në Ferizaj ka shpallur rezultatet paraprake për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje! për kandidatin për Kryetar Komune në Ferizaj. Në bazë të këtyre rezultateve, për kandidatin Faton Topalli kanë votuar 97.89% të pjesëmarrësve në votim, ndërsa kundër kanë qenë vetëm 1.05% dhe kanë abstenua3 1.04%, njofton portali i Lëvizjes Vetëvendosje!
Gjatë 24 orëve në vijim KZA pret ankesat e mundshme të anëtarëve ndaj procesit zgjedhor. Rezultati përfundimtar do të shpallet ditën e martë, data 3 prill, 2012.
Faton Topalli, si aktivist dhe i përndjekur politik i viteve 80, jeton prej afër 30 vitesh në Zvicër, ku ka marrë pjesë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të këtushëm.
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Ferizajt do të mbahen më 29 prill.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













