Sport
Flet gruaja shqiptare, që u dhunua nga ylli brazilian i futbollit
Shqiptarja ka thënë se grupi e ka detyruar të kryejë “disa herë marrëdhënie seksuale” dhe ajo nuk ka pasur asnjë mundësi për të bërë rezistencë
Ylli brazilian i futbollit, Robinho është dënuar me nëntë vjet burg në Itali, se ka përdhunuar një vajzë të re shqiptare bashkë me pesë brazilianë të tjerë në një diskotekë të Milanos më 22 janar të vitit 2013.
Vajza shqiptare ka konfirmuar akuzat për përdhunim para gjykatësve dhe ka siguruar se nuk e njihte futbollistin para asaj nate, shkruajnë mediat italiane.
Sipas saj, ajo nuk ka qenë plotësisht e kthjellët dhe e vetëdijshme, me Robinhon dhe shokët e tij që i kanë ofruar shumë për të pirë deri në momentin që ajo ka humbur ndjenjat, përcjell albinfo.ch.
Ata e kanë dërguar në gardërobë ku kanë abuzuar me të. Shqiptarja ka thënë se grupi e ka detyruar të kryejë “disa herë marrëdhënie seksuale” dhe ajo nuk ka pasur asnjë mundësi për të bërë rezistencë.
“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë, që janë larguar kur agresorët më kanë dehur dhe unë kam humbur ndjenjat”, ka thënë ajo. Katër nga gjashtë të akuzuarit nuk janë burgosur.
Robinho dhe një nga miqtë e tij janë dënuar përveç burgimit edhe me një gjobë prej 60 mijë eurosh që duhet t’ia paguajnë vajzës së përdhunuar.
Ish-futbollit i Milan ka përgënjeshtruar gjithçka dhe ka siguruar se do ta dërgojë çështjen në apel. Sipas tij, marrëdhënia seksuale e kryer me vajzën ka qenë me dëshirë dhe jo e detyruar, madje ai ka thënë edhe se ata janë takuar më vonë në një restorant.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












