Lajme

Bogdanoviq thotë se nuk ka zgjedhje lokale në Kosovë

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se zgjedhjet  lokale të Serbisë, sipas të gjitha gjasave në Kosovë nuk do të organizohen.

“Nuk duam ta shkelim Rezolutën 1244 dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të organizojmë zgjedhje lokale në Kosovë”, ka deklaruar Bogdanoviq, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, është në interes të shtetit që të mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare në Kosovë, por, siç ka thënë ai , do të krijoheshin tensione të mëdha, para se gjithash me mbajtjen e zgjedhjeve lokale.