Lajme
Kosovarët me pagën mesatare më të ulët në Evropë
Krahasuar me vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, apo Mali i Zi, Kosova ka pagën mesatare më të voglën në rajon
Paga mesatare në sektorin publik në Kosovë, sipas të dhënave të dhjetorit të vitit 2011 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 368 euro.
Drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Bashkim Bellaqa, thotë për Radion Evropa e Lirë se paga mesatare në sektorin publik nga viti 2007 deri në vitin 2011, është rritur për 169 euro, shprehur në përqindje 84 për qind.
Njohësit e çështjeve ekonomike, ndërkohë kanë kërkuar që pagat të caktohet në bazë të nivelit të cmimeve sepse në Kosovë, proporcioni në mes nivelit të çmimeve dhe pagave është shumë i lartë.
Ata kanë theksuar se pagat mesatare në Kosovë janë të nivelit të ulët, madje nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme. Krahasuar me vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, apo Mali i Zi, sipas drejtorit të Departamentit të Statistikave Sociale, Bashkim Bellaqa, Kosova ka pagën mesatare më të voglën në rajon.
“Kosova mbetet me pagën mesatare më të ulëtën në krahasim me Evropën Juglindore, por prapë duhet të theksojmë se këto krahasime nuk janë ekzakte, për shkak se të gjitha vendet kanë boshllëqe në të dhënat e pagave dhe baza për llogaritjen e pagave nuk është unike. Shifrat për Kosovën i referohen vetëm sektorit publik”, sqaron Bellaqa.
Me një vendim të Qeverisë së Kosovës, pagat në sektorin publik ishin rritur në vitin 2011. Sipas këtij vendimi, i cili kishte hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2011, punonjësit në sektorin publik kanë filluar të marrin paga me ngritje nga 30 deri në 50 për qind.
Drejtori ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se pas kësaj rritjeje të pagave në sektorin publik, kishte pasur ngritje të çmimeve të konsumit dhe një mori vendime të Qeverisë së Kosovës, të cilat kishin ndikuar që kjo pagë mesatare mos të reflektojë në rritjen e fuqisë blerëse.
Ndryshe, të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se shporta e konsumit u shtrenjtua për rreth 3 për qind në muajin janar, në krahasim me fillimin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin, artikujt e nevojshëm të konsumit u shtrenjtuan për 0.7 për qind.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











