Lajme
Nis auditimi i misioneve diplomatike të Kosovës nëpër botë
Auditori Gjeneral i Kosovës do të nis auditiimin me Ambasadën e Kosovës në Paris dhe Ambasadën në Bruksel
Parregullsitë eventuale që janë bërë në misionet diplomatike të Kosovës nëpër botë do t’i nënshtrohen një auditimi nga Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës. Kjo e fundit ka vendosur që auditimin nëpër ambasada ta fillojë këtë muaj, ndonëse ende nuk dihet data.
Por, ajo që dihet është se auditorët së pari do t’ia “mësyjnë” Ambasadës së Kosovës në Paris, që drejtohet nga ambasadori Muhamedin Kullashi dhe Ambasadës së Kosovës në Bruksel, e cila drejtohet nga ambasadori Ilir Dugolli, shkruan gazeta e përdtishme Zëri.
Zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku nuk është e informuar se do të auditohen ambasadat që janë nën ombrellën e kësaj ministrie, derisa për ish-anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi një auditim i tillë është mëse i nevojshëm.
Fillimin e auditimit të dy ambasadave e kanë konfirmuar edhe vetë zyrtarë të Zyrës së Auditorit Gjeneral.
Zyrtarja për informim e kësaj zyre, Qëndresa Mulaj, ka thënë për Zërin se njëherë auditimi do të bëhet në këto dy ambasada, ndërsa për shkak të mungesës së mjeteve, ambasadat e tjera më vonë do t’i nënshtrohen këtij procesi.
Përzgjedhja e ambasadës në Paris dhe asaj në Bruksel për t’u audituar është bërë në pajtim me standardet e aplikueshme, ndërsa ka mohuar nëse ka ndonjë dyshim tek këto ambasada.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











