Lajme
Pavarësia nuk i solli investitorë Kosovës
Burim potencial për investime të huaja janë edhe emigrantët kosovarë.Kursimet e tyre gjatë një viti tejkalojnë shumën prej 1.5 miliardë euro
Arsyetimet e mëparshme të qeveritarëve kosovarë se investitorët e huaj druajnë të vijnë për shkak të statusit të padefinuar politik, kanë rënë në ujë. Pas pavarësisë së Kosovës investimet e huaja kanë shënuar rënie.
Investimet e huaja direkte deri në shtator 2011 kishin bilanc prej 285.8 milionë euro, kurse në vitin 2007 ato kanë qenë 421 milionë euro.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës investimet e huaja në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit kanë mbajtur një nivel të ngjashëm prej mesatarisht rreth 9 për qind të PBB-së, ndërsa në vitet 2007 dhe 2008 është regjistruar niveli më i lartë, që në masë të konsiderueshme i adresohet licencimit të kompanisë së dytë të telefonisë mobile dhe investimeve të ndërmarra nga kjo kompani, transmeton Zëri.
“Si rezultat i krizës, gjatë vitit 2009 investimet e huaja shënuan rënien më të theksuar, ndërsa në vitet 2010-2011 vlera e këtyre investimeve filloi të rritet përsëri megjithëse me një ritëm të ngadalshëm. Investimet e huaja në Kosovë vazhdojnë të jenë mjaft të ndjeshme ndaj zhvillimeve në ekonomitë e vendeve të eurozonës, të cilat njëkohësisht paraqesin burimin kryesor të Investime të Huaja Direkte në Kosovë”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.
Burim potencial për Investime të Huaja në Kosovë janë edhe emigrantët kosovarë. Kapacitetet investive të emigrantëve kosovarë vlerësohen si mjaft të larta dhe se kursimet e tyre gjatë një viti tejkalojnë shumën prej 1.5 miliardë euro.
“Gjatë dekadës së fundit, diaspora kosovare ka pasur pjesëmarrje të rëndësishme në nivelin e përgjithshëm të investimeve, të cilat kryesisht kanë qenë të orientuara në blerjen e patundshmërive, por edhe në aktivitete tjera ekonomike”, thuhet në raportin e BQK-së.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë para pak kohësh pati deklaruar për media se shuma e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) ka shënuar rënie nga viti në vit për shkak të klimës së pafavorshme afariste anembanë botës, por gjithashtu edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Kosovës për të fituar besimin e investitorëve të huaj.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











