Lajme
Kosovarët shënojnë 13 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s
Shprehet mirënjohje për NATO-n, 13 vjet pas intervenimit
“Sulmet ajrore të NATO-s për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj e ka simbolikën e ndihmës dhe të përkrahjes në momentet më të vështira të historisë, në kohën kur popullsia shpërngulej me dhunë, kur kanosej të kryhet gjenocid mbi një popull të tërë”, ka thënë në përvjetorin e 13-të të intervenimit të NATO-s në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga.
Sipas saj, sulmet ajrore të forcave të NATO-s cilësohen si humanitare për qëllimet e tyre si civilizuese dhe njerëzore në ruajtje të paqes dhe stabilitetit në efektet e tyre politike.
Aleanca Veri Atlantike në përvjetorin e saj të 50-të e dëshmoi se është e aftë të ndërmarrë operacione të suksesshme në mbrojtje të paqes dhe në mënjanim të hegjemonisë, shtypjes dhe diktaturës.
Populli i Republikës së Kosovës ndien respekt dhe nderim të veçantë për gjithë angazhimin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian dhe të Aleancës Veriatlantike-NATO, që duke mbrojtur parimet e lirisë, barazisë dhe demokracisë, dolën kundër një regjimi shtypës në mbrojtje te qytetarëve të pafajshëm duke vendosur vlerat civilizuese në këtë pjesë të Evropës.
Ne, në përvjetorin e 13-të ndiejmë admirim për gjithë ata burra dhe gra ushtarë dhe oficerë të forcave ushtarake të NATO-s që për 78 ditë me radhë u përkushtuan për jetësimin e parimeve në te cilat ata besonin dhe që për ne si popull kjo ishte vetë jeta.
Qytetarët e Republikës së Kosovës shprehin falënderimet e thella për gjithë angazhimin e misionit paqeruajtës të NATO’s- KFOR-it në Kosove, që ndihmoi në ringritjen dhe ri ndërtimin e vendit, në parandalimin e çfarëdo kërcënimi dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Dhe Kosova pret që në një te ardhme të afërt të bëhet anëtare e NATO-s, që të jap kontributin e vet në misionet humanitare dhe paqeruajtëse në botë, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











