Lajme

Gjendet kompozimi i Mozartit 11 vjeçar

Gjetja është bërë në një çati të një shtëpie në Tirol të Austrisë

Është gjetur një kompozim i panjohur deri më tash i kompozitorit të madh Wolfgang Amadeus Mozartit. Gjetja është bërë në një çati të një shtëpie në Tirol të Austrisë .

Bëhet fjalë për veprën “Allegro molto”, e cila është prezantuar dhe ekzekutuar në Salzburg. Fondacioni Mozarteum lidhur me gjetjen e kompozimit thotë: “edhe pse nuk është sqaruar deri në fund, kjo vepër për piano është shumë e mundur të jetë e Mozartit. Kompozitori i madh duket ta ketë kompozuar atë në moshën 11 vjeçare, në vitin 1780.

Pjesa për piano nuk është me dorëshkrimin e Mozartit por me atë të një bashkëkohaniku të tij.